Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

Vėshtrime filozofike / Ese  

   

Ē'ėshtė filozofia?

Shkruan:
Arjeta Miftari
 

 

 

Pyetja ėshtė nė pleqėrinė e saj tė thellė pasiqė ėshtė parashtruar qė nga kohėt e hershme dhe pėrgjigja nuk ka ndryshuar nga thelbi fillestar. Filozofia ėshtė art qė krijon, qė shpik dhe qė prodhon e ndėrton koncepte. 

Kjo pyetje ėshtė parashtruar, edhe mes miqėve apo edhe pėrballė kundėrshtarėve qė mbronin teza tė njejta me pikėpamje tė ndryshme nga njėri tjetri.

Nė Greqinė e Lashtė, mendimtarėt qenė ata qė ndikuan nė definimin «mik» . Disa civilizime tjera kishin tė "urtėt" e tyre. Historikisht shiquar, Homeri dhe Hesiodi (shek: IX-VIII)  dhe Herodoti e Tukididi e pėrdorin shprehjen sofos. Vetėm nga shek. VI-V e gjejmė shprehjen filosofos, sė pari te Pitagora e mėtej nė shek. V-IV te Sokrati. Pra,  grekėt kanė qenė tė parėt qė krijuan fjalėn filozof, qė nė shqip e pėrkthejmė: miq tė urtėsisė. Grekėt poashtu «mikun» e ēpėrforcuan nga raporti  me dikė tjetėr dhe e lidhėn me entitetin, objektivitetin dhe tė qenunit

Mėtej, qė nga shek i V tė Kohės sė Lashtė pėrveē tė urtėve qė mendojnė dhe krijojnė tė vėrteta mbi qenien dhe njeriun, paraqiten ata qė dashuruan dhe u bėnė miqė tė studimeve tjera si qė janė: yjet, numrat, figurat dhe zėrat (quadrivium). Mė vonė,  duke nisur nga stoikėt, studime tė shumta u bėnė nė gramatikė, retorikė dhe logjikė (trivium).

Pra Filozofia, qė nga antika ėshtė gėrshetim i mė shumė lėmive dhe kjo vazhdon edhe sot. Shumė filozofė trajtojnė dhe hulumtojnė tė vėrtėtėn mbi krijimin dhe zhdukjen, qenien dhe egzistencėn, kohėn, hapėsirėn, shpirtin dhe Zotin... Shkrime mbi qeniet, botėn e gjallė dhe tė vdekur. Vend tė posaēėm i kushtohet njeriut nė trajtat mė komplekse tė kėrkimit tė vėrtetės duke filluar nė tė shumtėn e rasteve, nga qėllimi sublim pėr tė aritur njohjen dhe urtėsinė e plotė tė vetvehtes...

Filozofia din se ē’ėshtė e anshme  dhe e shprazėt, dhe se kėto "vlera" nuk kanė asnjė grimė qėndrueshmėrie pėrkundrejt koncepteve  tė bėra drejt, qofshin ata tė rrezikshme apo jo.

 

Filozofia, art i tė menduarit…

Shkencat e ndryshme ngrihen dhe mėsohen me metodat e tyre tė pėrpunuara nė hollėsi dhe prandaj pėr ti pėrvehtėsuar dhe pėr tu mar me ta, mund tė mėsojmė teknika tė ndryshme pėr tė arritur nė njohuri tė larta. Pasiqė filozofia nuk ėshtė  dituri qė rradhitet nė krahun e shkencave, ajo nuk mund as tė posedoj metoda pėr tė mėsuar filozofimin pasiqė kėrkon njė zhytje personale dhe eviton recitimin  e njohurive tė jashtme.  Ēdo recitim pa u rrėnjosur nė brendi tė mendimeve dhe hulumtive tė veta pėrjashton filozofimin, gjegjėsisht filozofinė. Kur tė mėsohet arti i tė menduarit vet pėr tė udhėhequr idetė gjer nė njė pėrfundim ku kėrkohet e vėrteta duke u mėnjanur gjer nė maksimum nga bindje dhe ndikime dytėsore vetanake, do tė themi se  kemi pėrkryer nė njė nivel aftėsinė e mendimit tė thelluar. Por kjo nuk do tė thot akoma se me kėtė fillon edhe filozofimi. Filozofia si art i tė menduarit, kėrkon edhe metodat e tė pamurit tė pėrvojės njerėzore e mė gjėrė, tė vėrtetėn nė tė dhe aftėsinė pėr ta pėrshkruar atė nė mėnyrė tė kuptueshme.

Pėr tė arritur tė kuptueshmen, sė pari duhet kuptuar gjėrat mbi tė cilat sillen mendimet, duke u kėthyer gjithėmonė nė vet «gjėnė» qė duam ta kuptojmė dhe spjegojmė. Pėr tė kuptuar tmerrin duhet «tė mėsojmė» ta shohim atė duke u rikėthyer pa ndėrpre nė pėrvojat e pėrjetuara drejtpėrsėdrejti apo duke mėsuar pėr kėto nga jashtė e mandej duke u zhytur vet nė tė pėr tė «pa» kėtė "tmerr". Kjo kėrkon tė ngrihemi nė dėshmitar tė paanshėm, shiques tė vetėdijshėm  tė sė vėrtetės dhe i ndarjes  tė sė drejtės nga e padrejta; tė saktės nga e pasakta; tė qenės nga e paqena. Duke u zhytur nė thellėsitė mė tė mėdha tė kėtyre pėrvojave, mendimet kalojnė nė filozofim e pra nė filozofi tė vėrtetė.

Duke parashtruar pyetje tė thurrura me saktėsi mbi atė qė prekim nė mendime hulumtuese, pėrgjigjet afrohen ngase edhe vetvetiu apo me mė pak mundim. Mė kėtė nėnkuptojmė mėnyrėn dhe gjetjen e pyetjes sė saktė  mbi idenė e formuar pėr fenomen nė shqyrtim e sipėr. Nė kėtė mėnyre vepronte edhe sokrati. Ai pyeste dhe pėrgjigjej duke lidhur dhe ngitur raporte reale.

Pėr tė arritur nė njė pėrfundim real, duhet patjetėr tė tė hyhet nė marrėdhėnie me fenomenin , me botėn qė fillojmė ta kuptojmė dhe njėherit, pasiqė metoda kryesore e filozofisė ėshte realj, e vėrteta, duhet larguar nga ēdo paragjykim, sypozim, njohje e paramenduar, ngatėrresa tė identifikimit dhe iluzione. Kėto i arrijmė me fuqinė e intelektit i cili vendosė pėr atė ē’ėshtė e saktė e ē’ėshtė e pasaktė. Ky intelekt, duhet tė posedoj pastėrti tė ndritshme, se kjo mundėson renditjen nėpėr vendet e veta tė reales dhe tė ireales.

Kur flasim pėr intelekt tė ndritshėm, duhet patjetėr tė kemi parasyshė se arritja nė kėtė shkallė bėhet nė rradhė tė parė nga edukata e marur dhe nga dialogu i pėrhershėm me filozofėt e tė gjitha kohėrave. Filozofia, thonė disa mendimtarė, ėshtė punė vetanake, por kjo nuk lejon tė thuhet se pėr tė filozofuar mjafton dėshira dhe njohuritė e kohės. Kontakti i pėrhershėm me antikėn e kėtej ėshtė mjeti mė i pėrshtatshėm pėr largim nga errėsira dhe pėr aftėsim madhor pėr zhytje nė mendimtari tė urtė dhe madhore. Qasjet nė mendimet e filozofėve, hapin rrugėn pėr krijim dhe kėshillojnė e mėsojnė shtjellimin e pėrpiktė dhe tė paanshėm tė botės dhe fenomeneve tė pėrditshėm . Duke mbajtur gjallė raportet me mendimtarėt e shekujve ėshtė metoda qė mundėson njė filozofim tė vlefshėm dhe tė ēiltėr.

Pėr tė pėrfunduar do tė thoja akoma se pėr tė filozofuar, si qė thash mė lartė, duhet tė mėsojmė e ushtrojmė  tė mendojmė vet dhe ti ushqejmė mendimet tona duke i zgjuar ata tė pastra vetanake. Kjo arrihet me njohjen e filozofisė, me kulturė tė pėrgjithėshme letrare artistike, shkencore si dhe me njohuri tė gjithanshme tė shkencave tė ndryshme. Krejt kjo ushqen shpirtin dhe pasuron raportet ideore e shpirtėrore pėr filozofim tė kėndshėm.


 

 

 


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .