NGA BOTIMET
NË DIASPORË
--------------------------------
NJË PREZENTIM
DINJITOZ I POEZISË SHQIPE NË GJUHËN
GJERMANE
FERDINAND
LAHOLLI: ANTOLOGJIA E POEZISË MODERNE
SHQIPE- ANTHOLOGIE DER MODERNEN ALBANISCHE
LYRIK
Shkruan:Shaban
CAKOLLI

|

|
Të jeshë përkthyes
nuk është diçka e lehtë.Në fillim
duhesh të njohish mirë gjuhën të cilën
përkthen,e dyta duhesh të marrish një përgjegjësi
mbi vetën dhe të kesh dhunti për të
kaluar vështërsitë me të cilat
ballafaqohesh.Të marrish mbi supe për të
përkthyar një libër
të dikuj është
një përgjegjësi më e madhe,sesa kur
shkruan veprën tënde.Kur shkruan veprën
tënde .je i lirë të lëvizësh nga të
dyja anët,por kur të marrish të përkthesh
një libër të huaj,duhesh të bëhesh
pjesë e autorit të cilin e përkthen,të
shoqërohesh me te,
të pasurohesh
me te,të e përkthesh e përshtatësh me
vendosmëri, të i përshatish fjalën
shqipe aty ku dhe si e ka vendin,pa lënë
barbarizma,pa lënë deformime, duke
ruajtur besueshmërinë e atij që po e përkthen.Të
deformosh poezinë e dikuj që merr mbi
supe
të e përkthesh,kjo
dallohet qartë,ashtu sikur të heqish diçka
nga fasada e një ndërtese të bukur,të
cilin deformim të e dallon syri
larg.Secili përkthyes ka stilin e vet,të
e zëmë përkthyesi administrativ ka
stilin e vet,por përkthimi në stilin
letrar dhe poetik,don njohëje
dhe kujdes të
madh.Ferdinand Laholli,shquhet ndër përkthyesit
më të çiltër dhe të talentuar,i cili
ka përkthyar kryevepra botërore në gjuhën
shqipe dhe gjermane,dhe është më i
lexueshmi tek lexuesit gjermanofolës.
Në këtë maj të
këtij viti,po mbushen dhjetë vite të
botimit të antologjisë poetike moderne
shqipe ,e cila edhe pas dhjetë vitesh
mbetet njëra nga antologjitë më të
mira dhe më të lexuara,të poezisë sonë
në gjuhët shqip-gjermanisht.Kohë kjo
kur me një vullnet të pashoq,poeti dhe
përkthyesi ynë i pati hyrë me zell punës,për
zgjedhëjen dhe përkthimin e 93 poetëve
tanë nga mbarë hapësira shqiptare,duke
ua ofruar si margaritarë të letërsisë
tonë,lexuesëve shqiptarë e atyre
gjermanofolës.Tek"Antologjia e
poezisë
moderne
shqipe"Ferdinand Lahollijo vetëm
aktualizon edhe njëherë krijimtarinë e
autorëve të përfaqësuar,por në të
njejtën kohë na jep një pasqyrë të
qartë dhe koncize të asaj që ka mbetur
si vlerë me konzistencë.Ferdinand
Laholli,është emër i njohur në
mbarë hapësirën
shqiptare dhe më tej,përveç si autor i
disa veprave të sukseshme
letrare,z.Laholli është i njohur edhe si
përkthyes,i cili ka përkthyar disa vepra
të autorëve të sukseshëm gjerman në
gjuhën shqipe,si dhe të krijuesëve tanë
në gjuhën gjermane.
Ky përkthyes
entuziast dhe i talentuar,e ka pasuruar
letërsinë tonë dhe ate gjerman,me një
botim mjaft të mirë dhe përkthim me
saktësi"Antologji e poezisë moderne
shqipe,Anthologie der modernen Albanische
Lyrik".Në 435 faqet e kësaj
antologjie,poeti
Ferdinand
Laholli i ka përfshirë krijimet poetike
të 93 autorëve tanë nga hapësira mbarëshqiptare,me
një angazhim mjaft të madh e një punë
të mundimshme,ku për një gjysmë
dekade,hartoj,përktheu e përshtati,nga
gjuha shqipe në gjuhën gjermane.
Një punë kaq e
madhërishme,me një kohëzgjateje aq të
madhe,kishte të vetmin qëllim:afirmimin
e krijimtarisë sonë letrare tek populli
mik gjerman dhe përgjithësisht tek
lexuesit gjermanofolës.Antologjia e
poezisë moderne shqipe-Anthologie der
Modernen
Albanische
Lyrik,është njëra ndër antologjitë më
komplete,e përkthyar në një gjuhë të
huaj.Ndryshe nga shumë hartues e përkthyes
të antologjive,të cilët turreshin
pas"Emrave të mëdhenj",Laholli
i shmanget ndarjes së poetëve"të mëdhenj
e të vegjël",por
ai mbështetet
tek një kriter tjetër,tek vlera poetike
e poezive..Pra z.Ferdinand Laholli përkthen
në gjuhën gjermane poezinë,e jo poetët,krijimet
poetike e jo krijuesit.Në eseun
"Midis ëndrres e realitetit",i
shkruar nga autori në të dy gjuhët(Shqip-gjermanisht),
autori trajton
një temë mjaft të ndjeshme,siç është
krijimtaria jonë letrare në kohën e
monizmit,atëherë kur kishte emra të mëdhenj
të poetëve tanë e që njiheshin si
vjershtarë oborrtarë,nga se cenzura frikëmbjellëse
ishte shoqëruesja e çdo autori shqiptar
të mbijetuar,e
ata që nuk u bindeshin urdhërave të saj
përfundonin në burgje,internime e deri në
pushkatime me e pa gjyq.Kështu ishte atëbotë
në Shqipëri,e çka mund të flitet për
krijuesit tanë të cilët jetonin nën
thundrën sllave?Z.Laholli në eseun e tij
më tej thotë:Nëse
si përkthyes i merr sot në dorë librat
poetike të asaj kohe,kur krijuesi në të
shumtën e rasteve qe peng i fjalës së
detyruar,shihet krejt qartë se tema e
Partisë dhe e"njeriut të ri"
qenë bërë rutinë.Botimet e asaj kohe,të
cilat dëshmojnë hapur
për jolarmi
tematike,nuk janë në gjendëje të i
ikin mesatarizmit. Por,poeti Laholli mbetet
këmbëngulës në realitetin e asaj kohe
dhe vazhdon:Për hirrë të s1% vërtetës
së madhe duhet pohuar se nëpër to gjenë
edhe krijime poetike me vlerë
antologjike,por
mjerisht janë
shumë pak në numër,sa që nuk të falin
dot ngushëllimin, për të mos e quajtur të
humbur atë kohë monizmi,sa i përket
zhvillimit të gjithëkulturës
shqiptare,e veçenarisht zhvillimit të
poezisë.Në vazhdim poeti Laholli përshkruan
vitet e 90-ta,.kur
populli u zgjua
dhe e rrëzoi diktaturën shtetërore,e që
nga atëhere fjala gjeti vetën,pra u
lirua nga vargojt partiak,kur filloi një
kthesë e paparë,një vërshim i paparë
autorësh,ku krijimtarinë e atij dhjetëvjeçari
e mbarësuan me befasi të këndëshme,
me dëshmi
moderniteti e bukuri marramendëse.Në këtë
kënd hartuesi dhe përkthyesi i antologjisë.z,Laholli,vëren jo vetëm
krijimet interesante të shumë autorëve
të rinjë,por edhe ndryshimin cilësorë
të autorëve të vjetër..Pra,poeti
Laholli veneron këto
ndryshime, duke
forcuar bindjen se poezia e vërtetë nisi
të frymoj lirshëm anëekënd hapësirës
shqiptare.Tek antologjia e poezisë
moderne shqipe,Laholli jo vetëm
aktualizon edhe njëherë krijimtarinë e
autorëve të përfaqësuar,por në të
njejtën kohë
na jep një
pasqyrë reale,të qartë dhe koncize të
asaj që ka mbetur si vlerë me konzistencë.Kjo
antologji ofron mundësi të mirë për një
vështrim valorizues,me që në te përfshihen
poezi të krijuara në disa etapa
kohore,poezi që janë krijuar disa dekada
më herët,e
deri te ato në ditët e sotëme,si:Poradeci,Mekuli,Shkreli,Kadare,Podrimja,Vinca,Lazër
Radi;Luan Starova,e shumë të tjerë.Poezitë
e krijuara në etapa të ndryshme kohore e
tërheqin vemendjen e lexuesit,si nga
aspekti tematik,ashtu edhe nga
struktura dhe
niveli poetik e artistik i tyre.Pa dyshim
një interesim të veçantë për këtë
antologji,treguan lexuesit gjermanofolës.Ata
na binden se ishin mrekulluar si nga
niveli artistik i krijimeve, ashtu nga
niveli i përkthimit si dhe pregatitja
artistike
dhe
kompjuterike, me një profesionalizëm të
lartë.Botimi i kësaj antologjie,sidomos
përkthimi i talentuar në gjuhën
gjermane,nderon autorët e përfaqësuar në
te,por edhe mbarë letërsinë tonë.Lexuesi
gjermanofolës,tani do të ketë një
pasqyrë më të qartë e më
të plotë mbi nivelin e poezisë dhe letërsisë
sonë.Ajo tani po i dhurohet përmes kësaj
antologjie,me krijime të pjekura të një
niveli të lartë artistik.Për dallim nga
hartuesit dhe përkthyesit e deritashëm,z.Laholli
nuk vrapon pas emrave,
por pas
krijimeve me vlera,Ai sikur gjurmon në
kopshtin tonë letrar lulet më të bukura
poetike,ashtu të freskëta ia ofron
lexuesit gjermanofolës me aromën e tyre
poetike.Kur lexuesi e merr në dorë këtë
antologji,atij i bëhet sikur është
hartuar nga
një i huaj, i
cili nuk e njeh lojën e brrylave,por vetëm
nivelin artistik të letërsisë.Duke bërë
një prezentim dinjitoz të poezisë tonë
në gjuhën gjermane,me plot të drejtë
mund të themi se Ferdinand Laholli,me përkthimin
e kësaj antologjie voluminoze
ka bërë një
punë kolosale, duke afirmuar letërsinë
tonë,por edhe duke ngritur ura miqësie,mes
popullit tonë dhe atij gjerman,ura këto
të ngritura nga një material shpirtëror
e cilësor,siç është arti i së bukurës.Antologjia
e poezisë moderne shqipe. është zë i ndërgjegjes
së krijuesit, i cili arrinë të
identifikohet me kolektivitetin e vet
nacional,në këtë rast edhe më gjërë,si
me fatin dhe tragjikën e tij historike e
sociale.
Ferdinand
Laholli
Ferdinand
Laholli u lind më 16 qershor 1960 në
Gradishtën moçalore, ku familja me
prejardhje nga Vidohova e Korçës qe dërguar
të përjetonte ferrin e regjimit
enverhoxhian, si pasojë e emigrimit të
atit të tij në Amerikë. Më pas familja
Laholli dërgohet në kampin e internimit
Savër, ku për tridhjetë vite vuajti
mohimin total të sistemit monist. Si i
internuar iu mohua ndër të tjera edhe
studimi i lartë. Në moshën 15-të vjeçare
dërgon për botim dorëshkrimin e librit
të tij të parë, porse botimin e librit
të parë në Shqipëri e përjetoi vetëm
pas rënies së diktaturës. Më 1990
emigron në Gjermani e sot është autor i
një sërë librash. Poezitë e tij janë
përkthyer e botuar në gjuhën gjermane,
italiane, angleze, suedeze, turke,
hollandeze, kerntisht, rumanisht dhe frëngjisht.
Është bashkautor i më shumë se 20-të
antologjive në gjuhë të ndryshme, autor
i 11-të librave për fëmijë e të
rritur. Nga viti 2011 drejtues i "Shtëpisë
Botuese Laholli". Pas diplomimit në
Institutin Gëte merret kryesisht me përkthime
letrare nga letërsia gjermanofone. Gjer më
sot ka shqipëruar mbi 20-të libra.
Ferdinand
Laholli ist am 16. Juni 1960 in Gradishta,
einem Sumpfgebiet Mittelalbaniens, geboren
worden. Seine Familie wurde wegen der
Flucht seines Vaters in die USA von Korça
dorthin zwangsumgesiedelt. Später wurde
die ganze Familie in das Savra
Internierungslager gebracht, wo er dreißig
Jahre seines Lebens verbringen musste. Als
Internierter untersagte man ihm unter
anderem auch das Studium an der Universität.
Mit 15 Jahren
suchte er einen Verlag für sein erstes
Buchmanuskript, doch die erste
Buchpublikation in Albanien erlebte er
erst nach dem Absturz der Diktatur.
1990 emigrierte
er nach Deutschland. Laholli wohnt in Bückeburg,
schreibt Lyrik und Prosa und veröffentlichte
bisher mehrere Bücher. Gedichte von ihm
sind ins Deutsche, Italienische,
Englische, Schwedische, Türkische, Holländische,
Kärntische, Rumänische und Französische
übersetzt worden. Veröffentlichungen in
20 Anthologien. Nach dem am Goethe
Institut erworbenen Sprachdiplom bemüht
er sich, deutschsprachige Literatur in
Albanien zu verbreiten. Er hat bis heute
über 20 Bücher übersetzt.
Libra të
Autorit / Bücher des Autors:
"Mjaft ky
paradoks i hidhur" (genug mit diesem
bitteren Widersinn) - Tiranë, 1992.
"Në
ishullin e vetmisë/Auf der Insel der
Einsamkeit" - Tiranë, 1993. Ins
Deutsche übersetzt von Robert Schwartz.
"Te kjo
vajzë e përgjakur / An diesem blutüberströmten
Mädchen" - Tiranë, 1994. Ins
Deutsche übersetzt von Robert Schwartz.
"Libri i dëshirave"
(Buch der Wünsche) - Tiranë, 1994.
"Suicidio
delle foglie" (Selbstmord der Blätter)
- Frosinone / Italien, 1995. Ins
Italienische übersetzt von Shpend Sollaku
- Noe.
"Shtrigani
i ëndrrës'' (ein Hexenmeister in meinem
Schlaf) - Tiranë, 1996.
"Urrejtja
nuk është dashuria ime" (der Hass
ist nicht meine Liebe) - Prishtinë, 1997.
"Paolo"
- Tiranë/Albanien, 1999.
"Në
Bykeburg bie shi / Es regnet in Bückeburg"
- Tiranë, 2000.
"Linda"
- Prishtinë / Holzminden, 2005.
"Kur ikën
ti" (immer wenn du gehst) - Prishtinë/Hannover,
2006.
Shqipërime nga
gjermanishtja të Lahollit:
Lahollis Buchübersetzungen
ins Albanische:
Kristiane
Allert-Wybranietz: "Frei sein / Të
jesh i lirë" - Tiranë, 1996.
Fred Kurer, Ivo
Ledergerber, Isuf Sherifi, Mustafë
Xhemaili: Kuartet poetik / Ein
dichterisches Quartett" - Prishtinë,
2004.
Vështrim nga
dritarja e hapur / Blick durchs geöffnete
Fenster" - Prishtinë 2005, mit
Texten von Autoren:
Burkart, Erika
Beqiri, Shaip
Kurer, Fred
Xhemaili, Mustafë
Brechbühl, Beat
Xhelili, Vaxhid
Ledergerber, Ivo
Gecaj, Sabit
Schmid, Wanda
Rudi, Xhemal
Storz, Claudia
Sherifi, Isuf
Messmer, Erwin
Berisha, Valdet
Fuchs, Brigitte
Umbricht,
Clemens
Salihu, Bujar
Oberholzer, Rene
Aus dem
Albanischen ins Deutsche von: Hans-Joachim
Lanksch.
Aus dem
Deutschen ins Albanische von: Ferdinand
Laholli.
Die Macht der
Dichter/Pushteti i poetëve" - Band 1
- zweisprachig, Prishtinë/Hannover 2007,
mit Texten von:
Ach, Manfred
Ausländer, Rose
Fichtl, Betti
Fried, Erich
Heine, Heinrich
Kurer, Fred
Ruiss, Gerhard
Schulak,
Rosemarie
Windhausen,
Wolfgang
Wiplinger, Peter
Paul
Peter Paul
Wiplinger: "Lebenszeichen/Shenja
Jete" - Prishtinë/Hannover, 2008.
Werner Bucher:
„Du bist dein Retter & dein Feind /
Ti je shpëtimtari & hasmi yt“ -
Tetovë, 2009.
Christine
Fischer: „Versteck für himmlische
Fische / Strehë për peshq qiellorë“ -
Mazedonien, 2009.
Clemens
Umbricht: „Zwischen zwei Gedanken / Mes
dy mendimesh“- Tetovë, 2009.
Fred Kurer:
„Was eigentlich mach ich hier? / Ç'kërkoj
këtu në të vërtetë?“ - Tetovë,
2009.
Ivo Ledergerber:
"Menschenleben / Jetë njeriu" -
Tetovë/Mazedonien, 2009.
Joseph Kopf:
„nur eine bewegung von licht / veç një
lëvizje drite“ - Tetovë/Mazedonien,
2009.
Beat Brechbühl:
„Gedichte für Frauen und
Balsaminen/Poezi për gratë dhe lulet
mosmëprek“ - Tetovë/Mazedonien, 2009.
Christoph
Janacs: „die Unsicherheit der
Barke/pasiguria e barkës“ - "Shtëpia
Botuese Laholli", Albanien, 2011.
Wilhelm Pellert:
"Ada dhe gjyshja në Togo" -
"Shtëpia Botuese Laholli",
Albanien, 2011.
Roswitha Zauner:
"Valerian magjistari" -
"Shtëpia Botuese Laholli",
2011.
Theodor
Vernaleken: "Pema magjike" - përralla
të zgjedhura - "Shtëpia Botuese
Laholli", 2012.
Jutta Treiber:
"E përdhunuar" - roman -
"Shtëpia Botuese Laholli", 2012
Friedrich Ch.
Zauner: "Enigma" - roman -
"Shtëpia Botuese Laholli", 2012
|
|