Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

 Botime të reja dhe përurime  

   

“Etje e Pashuar”

Shkruan:

Shaban Cakolli

 

 

Në kuadër te klubit letrar “Nositi”, nga Dardana, këto ditë doli nga shtypi libri me titull “Etje e Pashuar”, të autorëve: Hysen Këqiku, Nexhat Rexha, dhe Sinan Sadiku. Sipas, autorëve në fjalë, ky libër paraqet një panoramë e krijuesve letrar nga komuna e Dardanës.

Në këtë vepër janë të përfshirë gjithsej 45 autorë, duke filluar nga Ali Huruglica e këndej. Autorët në këtë vepër kanë paraqitur biografinë e secilit shkrimtarë, si dhe pjesë të zgjedhura poetike nga krijimtaria e tyre.

Ky libër doli në dritë falë ndihmës financiare nga Kuvendi Komunal i Kamenicës. Në shenjë respekti dhe falënderimi autorët vizituan kryetarin e komunës Shaip Surdullin, dhe me këtë rast i dhuruan kopje të librit si dhe për të gjithë delegatëve të kuvendit komunal. /S.Kastrati/

Më ka rënë të lexoi një thënje indiane ku thuhej: "Poetët mund të arrijnë aty ku nuk arrinë dielli"! Unë nuk do mund të them ashtu, por mund të them lirisht se ato vite në Dardanë pushtuesi kishte mjegulluar dhe zbehur aq shumë jetën tonë sa që vetëm poetët mund të sillnin ngapak sinjale rrezesh drite: Përse themi kështu? Nga se poetët përbëjnë universin transparent, mendimet dhe bota shpirtërore e të cilëve lexohet në vargje. Secili poet përbanë në vete një pjesë të universit të tij jetësor.Ishte kohë e vëlimeve të mëdha politike viteve të 90-ta në Dardanë,kohë stuhirash,  por edhe kohë ëndërrash të mëdha.Atë botë në Dardanën tonë shpërtheu një art i fuqishëm,e të nisje udhën e poezisë në këto vite ishte diqka e veçantë, e veçantë themi duke pasur parasyshë klimën mjaft të ndezur politike në mbarë vendin,por nuk mungoi guximi që në qiellin poetik të Dardanës secili krijues të ndezë yllin e tij poetik. Këtë kohë të vëlimeve të mëdha, poezia e poetëve Dardanas u bë zjarr i fuqishëm që nuk i nënshtrohej hirit, u bë etje e ëndrrave të mëdha,etje që mëtonte qëllimin e saj dhe nuk shuhej, andaj jo rastësisht disa krijues tanë të mëdhenj morën mbi supet e tyre këtë punë të mundimshme për të tubuar këto poezi plot etje,për të i botuar ato në një libër antologjik të cilen me të drejtë e quajtën "ETJE E PASHUAR". Ky libër në vete përfshinë dyzetepesë poet nga Dardana, ku poezitë e këtij vëllimi e marrin brumin në realitetin konkret të shqiptarëve, kudo që ata jetojnë.Poezia është shprehje e kohës që jetuan poetët në mesin e të cilave shkëlqen motivi i atdhedashurisë,poetët shtegëtuan atë kohë me shpirtin e tyre të ndezur,por edhe të plagosur nga padrejtësitë që i bëheshin kombit.Kjo poezi më pas u bë armë e fortënë duart e poetit, kambanë lirie, flamur prirës etj.......

HysenKëqiku, Nexhat Rexha dhe Sinan Sadiku bënë një punë të madhe në përzgjedhejen e këtij libri antologjik,duke radhitur krijuesit nga Dardana nga Ali   Huruglica, krijuesi më i madh i Dardanës, Ibrahim Ibishi,i cili dy muaj më parë u nda nga ne, por që na la një krijimtari të begatshme përfshirë këtu edhe poetët më të rinjë. Dyzet e pesë poet të përzgjedhur nga Dardana, pa përjashtuar edhe ata që krijojnë dhe veprojnë në kurbet, ku padyshim haset ky motiv i dhimbshëm që dikur ndoshta e kishte përjetuar gjysma e kombit, e fatkeqësisht atë kohë thuajse e përjetoi i tërë kombi.Libri fillon dhe përmbyllet me lirika të fuqishme dhe në tërësinë e tij është një libër dinjitoz dhe i vlefshëm kombëtar. Megjithatë ky libër ka në vete vlerat kulmore të disa autorëve si:Ali Huruglica, Ibrahim Ibishi, Hysen Kqiku, Hasije Selishta, Nexhat Rexha, Nebih Bunjaku, Sinan sadiku, po pasi që në vështrimin e tyre autorëtHysen Këqiku, Nexhat Rexha dhe Sinan Sadiku nuk kanë vequar ndonjërin nga poetët e këtij libri edhe ne po e lëmë të pavequar nga se u mbetet lexuesëve, studiuesëve dhe kritikëve të shprehin përshtypjet e tyre për këtë libër. Sidoqoftë këto vargje që frymëzojnë atdhedashuri, vëllazërim, bashkim dhe krenari njerëzore të botuar në librin"ETJE E PASHUAR", do të promovohen më 28 janar në Shtëpinë e Kulturës së Dardanës, ku do të flitet më gjatë e ndoshta në përgjithësi për çdo kapitull të secilit krijues, do të shpalosin shpirtërat krijues të kësaj treve duke folur për shumë vlera të mirëfillta, ku në pamundësi të jem pjesëmarrës në këtë promovim me plot dëshirë e lakmi, u dëshiroi promovim të mbarë e të sukseshëm, duke uruar që etja e tyre për të botuar libra tjerë të këtij lloji të mbetet e pashuar.


Botime

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .