Më 11 Shtator 2015, në ora 12,oo u bë
përurimi i tri librave në ambientin e
Institutit Albanologjik të Prishtinës, me
autorin e librit shkencor Mr.sc. Rexhep Ali
Ahmeti: "Rendi Juridik i Mirëfilltë" Avdi
Ibrahimi autor i romanit "Besa e mbajtur e
kaçakut Sali Shabani" dhe autorin e librit
poetik: "Revoltë" Fadil Shyti.
Për librin shkencor të autorit, Rexhep
Ahmeti, fjalën e mbajti Afrim Morina, i cili
në analizën e tij mes tjersash theksoi:
"Shekulli i ri për ne shqiptarët ka filluar
të nxjerr në shesh edhe emancipimin politik
e profesional te gjenerata e re, e cila
trajtimet e problemeve i shikon nga këndi
profesional, pa i mbaruar qejfin mentorëve
diletant në politik apo të atyre
pseudoshkencorve. Këtë e gjeta edhe te libri
“Rendi Juridik i Mirëfilltë” të autorit
Rexhep Ali Ahmeti, i cili i bënë një
vështrim kritik e analitik rendit juridik,
në aspektin historik, shkencor e praktikë,
mirëpo, aty ku duhet të jetë edhe esenca e
efekteve ligjore, nuk gjen fortë hapësira të
krijuara ligjore dhe mundësi zbatimi të
atyre ekzistuese."
Për librin e autorit, Avdi Ibrahimi, fjalën
e mbajti Fadil Shyti, ku bëri një analizë të
hollësishme të romanit "Besa e mbajtur e
kaçakut Sali Shabani" mes tjerash tha:
"Romani i Avdi Ibrahimit, është vepra e
radhës që shkëlqen dhe do të shkëlqejë
amanete për breznitë e sotme dhe të
ardhshme. Autori, ka ditur dhe ka mundur t´i
qëndroi besnik me pushkë e penë për më tepër
se 30 vjet rrugës së vështirë por të
lavdishme të lirisë e barazisë, ribashkimit
dhe përparimit të Nënës Shqipëri. Vallë, si
mund të qëndrojë një njeri kaq vite i
pamposhtur, si mund të ecë i papërkulur e si
mund të qëndrojë kaq gjatë i pathyeshëm
përballë armiqve dhe tradhtarëve që
kurdoherë janë përpjekur dhe po përpiqen që
me mashtrime, lakmi e dhunë, t´i thyejnë në
radhë të parë pishtarët dhe udhëheqësit e
popullit, që pastaj t´i realizojnë ëndrrat e
tyre për pushtimin e Atmëmëdheut tonë. Për
pyetjen e shtruar më së miri, përgjigjen e
marrim nga besnikëria dhe trimëria e heroit
të romanit Sali Shabani dhe heronjve e
heroinave që kurdoherë janë frymëzuar dhe
kanë ecur rrugës së tij brezni të tëra
shqiptare..."
Për librin e autorit, Fadil Shyti, u lexua
nga parathënia e librit poetik "Revoltë" të
Ndoc Logut, ku mes tjerash u theksua:
“Vazhdimisht, në çdo kohë nëpër çdo fazë të
historisë sonë të lavdishme shumshekullore,
kombit shqiptar nuk i kanë munguar krijuesit
për t'i pasqyruar e lënë brezave pasardhës,
ngjarjet, trimëritë, luftën
qëndresën...Historia e kombit tonë është nga
më tragjikët, por edhe nga më të lavdishmet
e çdo kombi tjetër. Nga ky entuziazëm dhe
shpresë në krijimtarinë poetike të Fadil
Shytit e ka burimin dhe një element tjetër
me vlera të jashtëzakonshme, ai i krenarisë
kombëtare. Nga vëllimi i librit poetik u
lexuan edhe disa poezi.”
Në fund të përurimit dashamirë të fjalës së
shkruar, përgëzuan autorët për kontributin e
vyer dhënë kombit në fushën shkencore dhe
letraro artistike



|
|
Përurim
|