Nën organizimin e Shoqatës Salih
Çekaj në Zvicër, u bë promovimi
i monografisë
“PINJOLLËT E RRUSTEM LLUKËS”
me autor Shefqet Dibrani.

Të shtunën, më 24 janar 2015, në
lokalet e Klubit”DARDANIA” në
Zofingen, Shoqata “Salih Çekaj”
organizoi promovimin e
monografisë më të re të Shefqet
Dibranit “PINJOLLËT E RRUSTEM
LLUKËS”, kushtuar DY FAMILJEVE
TË MËDHA NË Rrafshin e
Dukagjinit siç është ajo e
Rrustem Alisë ng fshati Llukë
dhe familjes së Demë Ali
Pozharit, nga fshati Pozhar i
Deçanit.
Në emër të kryesisë së Shoqatës
“Salih Çekaj”, e hapi tubimin
dhe e udhëhoqi Qamil Çekaj i
cili është një bashkëveprimtar
edhe i autorit. Fillimisht në
mënyrë të përgjithsuar ai i
përshëndeti të pranishmit,
veçmas Abas Fejzullahin dhe
Sallah Januzin si dhe Shpend
Shalën dhe autorin që ishin
shkaktarët e këtij evenimenti
kulturor. Për ta nderuar
veprimtarin krijuese të Shefqet
Dibranit kishin ardhur veprimtar
të shumtë të cilët për dy dekada
e gjysmë kanë bashkëvepruar me
autorin i cili tashmë është bërë
një emër i pranuar dhe i
respektuar nga të gjithë. Në
mesin ishin: Agim Mehmeti, ish
zëvendës ministër i Ministrisë
së Mbrojtjes gjatë viteve 1998 –
2000, pastaj veprimtarët: Hajdar
Sadrija – kryetar i Degës së
LDK-së (1993 – 1997), Haki
Latifi, kryetar aktual i Degës
së LDK-së në Zvicër, Saim
Tahiraj, veprimtar dhe kryetar i
Shoqatës “Salih Çekaj”, Ing. Isa
Maliqi, Xhelal Molliqaj, Skënder
Tolaj, prof. Rami Miyftari,
prof. Sadik Rrustemi, gazetari
Rexhep Rifati, autorët Muharrem
Blakaj dhe Vesel Xhaferri,
sikurse edhe Emrush Çekaj nga
Gjermani, Gjokë M. Gjokën,
Ramadan Avdyli, Idriz Jashari,
Ismet Krasniqi, Hamëz Morina,
Besim Tolaj, Bardhec Bibaj,
Jakup Kuqi, Fatmir Thaçi, Sadri
Kastrati, e shumë të tjerë të
cilët me prezencën e tyre ia
shtuan vlerën këtij promovimi.
Më pas Qamil Çekaj tha se libri
monografia “PINJOLLËT E RRUSTEM
LLUKËS”, është një vepër që i
kushtohet dy familjeve të mëdha
në Rrafshin e Dukagjinit. Pra
familjes së Rrustem Alisë nga
Lluka dhe Familjës së Demë Ali
Pozhari NGA FSHATI Pozhar i
Deçanit. Në monografi është
përfshirë edhe një intervistë e
gjatë me Shpend Shalën, në të
cilën flitet edhe për Betejen e
Kosharës dhe ngjarje të tjera,
si dhe shumë referate që u
kushtohen: Kol. Ahmet Karsniqit,
Heroit të Kosovës Salih Çekaj si
dhe kol. Tahir Zemaj.
Por nuk dua të ju marrë kohën,
andaj e ftoj referuesin e parë,
veprimtarin e njohur Abas
Fejzullahi i cili do të flas në
mënyrë profesionale për librin.
Në fjalën e tij z. Abas
Fejzullahi dha se është bërë një
punë e çmuar dhjetë vjeçare, në
realizimin e projektit me
rëndësi të veçantë
publicistiko-historik, që është
kurorizua me shumë sukses. Me
botimin e monografisë, shkruar
nga Shefqet Dibrani: ”PINJOLLËT
E RRUSTEM LLUKËS”, bazuar në
rrëfimet e pasardhësve nga
trungu familjar i familjes së
Rustem Llukës, siç janë: Avdyl
Shala, Shpend Shala etj, autori
është thelluar edhe në librat
publicistiko historik. Pastaj ai
tha se “për t`i vlerësuar në
mënyrë të gjithashme, të gjitha
përpjekjet e autorit në punën e
tij hulumtuese afatgjate prej
dhjetë vitesh, përmes një
vështrimi prej 5-10 minutave,
realisht s`është edhe aq punë e
lehtë, pasi do t`i mbesim borxh
autorit, për një vlerësim
gjithëpërfshirëse në hollësi e
thellësi”, në vazhdim z
Fajzullai i bërë edhe një qasje
punës së autorit, durimit të tij
dhe këmbëngules për ta nxjerr
një libër të këtij niveli.
Ndërsa prof. Sallah Januzi,
trajtoi qasjen
historiko-publicistike të
autorit për të cilin ai u shpreh
se Shefqet Dibrani përditë e më
shumë po tregohet si një autor i
cili ka hy në një rrugë
njëkahëshe (të pa kthyeshme),
kur e them këtë kam parasysh
punën e palodhshme që po e bënë
ai. E kjo, po dëshmohet më së
miri përmes veprave të tij, të
cilat po na i ofron dhe që po e
pasuron më shumë publicistikën
shqiptare. Kjo monografi që kemi
në duart tona është libri i
17-të (shtatëmbëdhjetë), pa i
llogaritur edhe punimet tjera të
cilat i lexojmë në shtypin e
përditshëm dhe nëpër rrjetet
sociale. Edhe përgatitja teknike
e kësaj monografie po dëshmon se
autori është përgatitur të
sfidojë këtë rrugë vetëm, pasi
siç dihet edhe përgatitja
teknike e bërja e librit janë
punë e tij, të cilën e shohim si
punë të mbarë e mjaftë të
begat”, pastaj Sallah Januzi tha
se Monografia
„Pinjollët e Rrustem Llukës“
është ndarë në katër kapituj,
duke folur për secilin kapitull
veç e veç.
Gazetar Rexhep Rifati, përveç
përshëndetjes dhe urimit që i
bëri autorit për librin e radhës
tregoi se është kthyer më herët
nga Kosova për të qenë pjesë e
këtij promovimi të cilin e
vlerësoi lart, po ashtu punën e
palodhshme të autorit. Për një
autor të përpikt e cilësoi
Shefqet Dibranin edhe
intelektuali tetovar prof. Rami
Miftari i cili është një
autoritet i respektuar dhe
mjaftë i kompletuar. Ndërsa Haki
Latifi, kryetar i Degës së
LDK-së e vlerësoi lart
angazhimin e autorit duke
shprehë konsideratën e tij për
punën e palodhshme që ka bërë në
aktivitete të tjera dhe në
fushën e librit.
Padyshim një pikë jashtzakonisht
e realizuar mirë ishin
interpretimet instrumentale në
violinë dhe në çifteli si dhe
një këngë e interpretuar nga
vëllezrit Arbnor dhe Rrezart
Kuqi, nxënës të shkollës
fillore, interpretimet e tyre le
më që u priten mirë por i dhanë
shije kulturore edhe promovimit.
Në fund fjalën e mori edhe
Shpend Shala, i cili është
pinjoll i familjës së Rrustem
Llukës, dhe njëri nga
protagonistët kryesor për tëu
realizuar ky projket kaq i mdhë
për familjen e tij dhe gjyshin
nga dajët Demë Ali Pozharit. Ai
nuk harroi pa e felënderuar edhe
autorin për të cilin foli vetëm
fjalë miradije.
Ndërsa Shefqet Dibrani – autori,
pasi falënderoi të pranishmit
tha se akademi dhe universitet
ka qenë angazhimi im në LDK,
kurse aktivitetet e juaja,
veprimtaria juaj është
reflektuar dhe ka ndikuar në
formimin tim intelektual për çka
ai i shprehu falënderimet më të
përzemërta, sikurse që nuk
harroi pa e falënderuar edhe
Shoqatën “Salih Çekaj”, për
promovimin e këtij libri dhe
mbështetjen e vazhdueshme që po
i bënë kulturës dhe atij
personalisht!
Zofingen, 24 janar 2015. |
|
Botime
|