 |
DOLI LIBRI MË I RI, PËRMBLEDHJA
E POEZIVE, E POETIT BRAHIM IBISH
AVDYLI, “SHTEGTIMI I
LIRISË”, NGA SHTËPIA
BOTUESE “FAIK KONICA” NË
PRISHTINË.
PËRMBLEDHJA POETIKE ËSHTË E
PËRCJELLUR ME KATËR RECESIONE.
DY RECENSIONE JANË NË
PËRMBLEDHJE: MENDIMI I
REDAKTORIT DHE I NJË RECENSUESI.
NJË RECENSION ËSHTË I VEÇANTË.
JANË KATËR NJOHËS TË ZELLSHËM TË
POEZISË SË PËRGJITHSHME
SHQIPTARE.
RECENSIONI I TRETË, I PROF. MR.
MUHAMET ROGOVËS, ËSHTË SHKRIMI I
VETËM PËR GAZETAT. NE, PO UA
PËRCJELLIM KËTË SHKRIM, ME
RASTIN E BOTIMIT TË VEPRËS NË
FJALË.
PËRMBLEDHJA “SHTEGTIMI I
LIRISË ËSHTË
PËRMBLEDHJA MË E MIRË E POETIT
BRAHIM AVDYLI
|
POEZI TË VESHURA ME PETKUN E DHIMBJES
Brahim
Avdyli,
poet, shkrimtar,dhe studiues, tani i
afirmuar në letërsinë shqipe, me një përvojë
mbi tridhjetë vjeçare krijuese, na vjen edhe
me një përmbledhje poezishë me titull
“Shtegtimi i lirisë”.
Brahim
Avdyli
tani nuk është më ai poeti adoleshent kur i
këndonte gëzimeve të jetës rinore hipur mbi
krahët e fluturave dhe pëllumbave, që i
gëzohej këngëve të bukura të bilbilave, që
këndonin me aq gëzim jetës nëpër gjelbrimin
e pafund të maleve në fshatin e tij në
Morinë, ku kishte lindur dhe rritur si të
gjithë moshatarët e tij, në kohën kur ishte
plotë ëndrra dhe shpresa për jetë. Tani pas
një përvoje të gjatë, jo vetëm në fushën e
krijimtarisë por edhe të jetës, vjen
gjithnjë më i pjekur dhe e kupton se jeta
nuk qenka një kopsht me lule që të sjell
vetëm gëzime e lumturi, por përpjekje,
vuajtje të pa sosura deri në dhimbje. Poeti
na paraqitet një vëzhgues i hollë që sheh
përtej syrit të zakonshëm, sheh dhe i
kthehet në brengë ëndrra e dikurshme rinore.
Në këto poezi dhimbja i kalon caqet e
dhimbjes. Të gjitha ëndrrat rinore për një
jetë më të lumtur e më të mirë i thërmohen
para duarve dhe përpara i del realiteti i
hidhur i kësaj jete plotë vuajtje dhe
mjerim. Në vargjet e këtyre poezive dhjetra
herë përmendet fjala “dhimbje”
“Pran lumit të gjakut | më është vrarë koha
| mes një kodre dhimbjesh”.
Pra dhimbja e tij i kalon caqet e dhimbjes
normale, ajo bëhet kodër e pa kalueshme.
Poeti dhimbjen e tij personale e
përgjithëson me dhimbken kolektive të
popullit të tij. Poeti qëndron në dy këmbë;
njerën në shtetet evropiane ku për mijëra të
ri shqiptarë ishte shëndërruar në vend të
ëndrrave dhe të shpresës për një jetë më të
mirë dhe të lumtur, dhe me tjetën këmbë në
Kosovë,apo në fshatin e tij të dashur,
Morinë. Por askund nuk e gjeti ëndrrën e
tij. Atje e përçmonin si një të huaj, kurse
në vendin e tij e përcillnin intrigat nga më
të ndryshmet që ia bënin jetën ferr. Aty ku
“Përpiqet demoni të ngjallë të ligën”
dhe
“Vështirë do të duronte | lemeritjet e
njerëzve”.
Poeti deklaron
“Jerta ime është luftë me të keqen”
duke u përpjekur të qëndrojë stoik në
parimet e tij njerëzore. Edhe në kohën sa
qëndron në mërgim, duke bartur mbi kurriz
mallin e pashuar për vendin e tij përpiqet
të gjejë rrënjët e së kaluarës së popullit
të tij në ato anë dhe gjurmon fosilet e
paraardhësve tanë të përbashkët, tani të
mbetura në disa kalka dhe emra toponimesh
në shtetet e Evropës që nuk duan t’i
pranojnë. Dhe këto fakte i përforcon edhe me
studime të shumta të lashtësisë pellazge:
” Tashmë ka emigruar liria te ata që jetojnë
me emrin tonë”.
Poeti me një shpirt të pastër e të
padjallëzuar, neveritet edhe prej njerëzve
që jetojnë në një shoqëri të korruptuar që
kënaqen me jetën e tyre instiktive:“Jeta
normale e njerëzve është qelbëzuar me
gënjeshtra të liga
. Duke qenë tepër i zhgënjyer me realitetin
që po e jeton dhe njerëzit e pa moral që e
rrethojnë, shprehet:
“ Bota ka dalë nga trajektorja e vet drejt
fundit”,
sepse nuk pret asgjë të mirë që mund të vij.
Në ciklin e poezive
“Lejleku i ëndrrave të mia”
poeti trajton fatin e tij dhe të gjithë
mërgimtarëve tanë që njëkohësisht jetojnë
përherë në shtegtim herë në vendlindje e
herë në perëndim. Ata shkojnë drejt
perëndimit
“Për të ikur nga dhembja | për të gjetur
pranverën”.
Fatin e tyre të mjerë që detyrohen për ta
braktisur atdheun e tyre të “lirë” për një
kore buke më të shishme, vajtojnë edhe malet
tona:
“Asgjë nuk më duket më e pikëlluar| se
shkëmbinjtë e kërrusur”.
Pra poeti është skajshmërisht i pikëlluar me
gjendjen e vet dhe të popullit të tij që po
kalon nëpër situata të tilla:
“Frymën e fundit | e mbledhë |nëpër oqeanet
e lotëve | e dhembjet e vdekjes”.
Qyqja është një figurë tjetër që e përforcon
edhe më shumë atmosferën trishtuese në
poezitë e Brahim
Avdylit.
Qyqja që këndon nëpër degë të thara dhe mbi
varreza fatin e mijëra të vrarëve që u
sakrifikuan për këtë tokë martire, për një
copë liri që nuk e gëzuan kurrë. Në poezinë
“Qyqja e maleve tona”
e merr subjektin nga një baladë e hershme
“Ali Bukuria”,
që është një variant apo motërzim i baladës
“Konstandini dhe Doruntina”
dhe vazhdon të këndojë prej shumë shekujsh
mbi varret e nëntë vëllezërve, dhe vaji i
saj nuk pushon kurrë nëpër malet tona e
sidomos mbi varrezat e të rënëve që nuk e
përjetuan lirinë, që aq shumë e deshtën. Në
ato vende plotë melankoli mbijnë dhe rriten
edhe
“Lulet e qyqes”,
lule të verdha që të kujtojnë vdekjen plotë
trishtim të mijëra njerëzve, por edhe të
prindërve të tij.
Të vetmët poezi ku poeti na sjell një
atmosferë më të gëzueshme, janë ato poezi
përkushtuese që ua kushton nipërve dhe
mbesave të tij, që sjellin një shpresë të
madhe për përtrirjen e jetës dhe ata do ta
gëzojnë një jetë më të mirë.
Këtë pëmbledhje të poezive e mbyll me
vargjet e fundit të Epilogut me titull
“Fryma e fundit”
ku shprehet:
“Shtrydhë së fundi zemrën | të lëshojë |
ulërimën e shpirtit | këngën e zjarrtë të
lirisë”.
Pra përmes këtyre vargjeve don të shpreh
atmosferën optimiste të shpresës dhe të
lirisë me të cilën fjalë edhe e titullon
këtë përmbledhje të poezive të tij
“Shtigjet e lirisë”.
Ai përmes këtyre vargjeve përpiqet të na
thotë se përkundër këtyre vuajtjeve nuk
duhet t’i shuaj shpresat se popullin tonë e
presin ditë më të mira dhe do të realizohen
ëndrrat e tyre për një jetë më të mirë , të
lirë dhe të bashkuar.
Brahim
Avdyli
me këtë përmbledhje të poezive e dëshmon
edhe një herë forcën dhe nivelin e tij si
një poet tani të afirmuar duke ua dhënë në
duar lexuesve këtë buqetë poezishë të një
niveli mjaftë të lartë artistik.
Prof. Mr.
Muhamet Rogova
Gjakovë,
29. 12. 2024. |
|
Botime
|