Kёto ditё, nga Shtёpia Botuese “Meshari”,
e financuar nga Ministria e Kulturёs,
Rinisё dhe Sportit e Republikёs sё Kosovёs,
doli nё dritё Monografia e Bedri
Tahirit “Pёrmendorja qё mungon”,
kushtuar Ahmet Delisё e Jetullah Ramёs
Prof.
dr. Liman RUSHITI
PËRMENDORJA QË NUK E BREN MOTI AS STUHIA
(Bedri TAHIRI,
Përmendorja që mungon, Meshari,
Prishtinё, 2014)

Pas veprës së parë, të botuar më
1995, me titullin “Azem
Bejtë Galica”,
të cilën e kishte bazuar mbi literaturën
e shkruar, autori Bedri Tahiri, i lindur
dhe i rritur pranë vatrës së
kryekomandantit Azem Galica, në Galicën
heroike, mori guxim që t’i hyjë një pune,
sa të vështirë aq edhe të rëndësishme,
për të mos i lënë harresës kujtesën
historike të jetës dhe veprës së
atdhetarit të madh, Ahmet Delisë së
Prekazit
Sikurse libri i parë, edhe ky për
Ahmet Delinë, dalin vepra integruese, të
cilat janë rrjedhojë e një edukimi
familjar, të brumosur me karakterin dhe
edukatën e frymës luftarake për
çlirimin kombëtar deri në vdekje.
Kështu, në veprën “”, autori me një
mjeshtri të rrallë, trajton jetën dhe
veprën e Ahmet Delisë që nga lindja,
madje edhe më herët, duke hyrë në
mugëtira e historisë, tek heroi i parë
drenicas, Milosh Nikollë Kopiliqi, e
deri në rënien e tij heroike, në betejën
e tij të fundit, më 25 dhjetor 1912.
Nëse botimin e parë të kësaj vepre,
dikush edhe ka mundur ta quaj vepër
letrare, botimi i dytë i plotësuar është
krejt ndryshe dhe unë nuk pajtohem fare
me këtë përcaktim zhanror. Vepra “Përmendorja
që mungon”,
në mënyrë besnike paraqet një ngjarje të
vërtetë, andaj është vepër historike.
Këtu, askund, nuk ka gjera të fantazuara
e të imagjinuara, por pasqyrohet një
ngjarje e vërtetë historike, me
protagonistë të gjallë, të cilët u dolën
përballë hordhive barbare serbo-çetnike,
për të mbrojtur pragun dhe nderin
familjar e kombëtar.
Autori, me të dhënat që i mblodhi
si bleta nektarin, duke fluturuar lule
me lule, ka arritur që me sukses të
shkëlqyer të pasqyrojë jetën dhe veprën
atdhetare të Ahmet Delisë e tё Ramё
Islamit me bijtё e tyre, Murselin e
Jetullahun, brenda një tridhjetë vjeçari
kohor të historisë sonë të lavdishme.
Titulli i librit është mjaft sugjestiv
dhe nënkupton shumë, por autori ia ka
dalë dhe e ka mposhtur atë, sepse me
veprën e tij ngriti një përmendore, të
cilën nuk e bren moti as nuk e rrënon
stuhia. Andaj, unë, me përgjegjësi të
plotë, tashmë, duke u mbështetur edhe në
aparaturën e saj shkencore, burimet e
shkruara dhe gojore, librin “Përmendorja
që mungon”
e quaj vepër historike.
Siç e thashë edhe në fillim, me
këtë vepër autori i guximshëm dhe i
palodhshëm Bedri Tahiri na paraqitet në
vitin 1997, vetëm dy muaj para
paraqitjes publike të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës në Llaushë të
Drenicës, më 28 Nëntor 1997. Dhe,
pikërisht tashti, në fundvitin 2012, në
100- vjetorin e rënies heroike të Ahmet
Delisё e tё Jetullah Ramёs si dhe nё
100- vjetorin e Pavarёsisё sё Shqipёrisё,
autori vjen me ribotimin e kësaj vepre
të përpunuar e të plotësuar me të dhëna
të reja burimore, qoftë nga historia,
qoftë nga folklori, dhe me një varg
elementesh të tjera, të cilat librin e
radhisin në literaturën e rëndësishme e
të domosdoshme të historiografisë sonë.
Kjo më gëzon shumë për faktin se më
duket si një paralajmërim se jemi në
prag të kurorёzimit tё aspiratave tona
shekullore: Ribashkimit Kombёtar!
Urojmë që së shpejti, autori
Bedri
Tahiri të na paraqitet me një vepër
tjetër për Ramë Islamin dhe të birin
Jetullahun, edhe pse në këtë ribotim
atyre u është kushtuar një kaptinë e
veçantë!
Prishtinё, janar 2012
Prof. dr. Liman
RUSHITI |
|
|
|