Atdhetari, shkencёtari dhe
krijuesi qё kurrё nuk ndjeu
lodhje pёr çёshtjen kombёtare
Njerëzit e mirë kudo që
shkojnë lënë gjurmë pavdekësie.
Kjo ka qenë edhe porosia e
përhershme e të parëve tanë
përvojëhidhur që thoshin: Kahdo
që të shkosh, mbaroje nga një
shtëpi. I tillë qe edhe
arsimdashësi, veprimtari,
studjuesi, zemërmiri e profesori
atdhetar, Zenun Gjocaj. I lindur
e i mëkuar me qumësht ambrozi e
me këngën e Zanave te Kroi i
ftohtë gurgullues i Livadhit të
Madh, në Bjeshkët e Junikut e
deri lart në Padesh e në Rrasë
të Zogut, nuk mund të mos
brumosej me vetitë e malësorëve
plot besë, burrëri, bujari,
mençuri, trimëri e atdhedashuri.
Njё
fёmijёri e pa fёmijёri
Zenun Gjocaj u lind në
prillin e vitit 1943, në Gjocaj,
fshat që i dha letërsisë shqipe
edhe poetin e njohur Din Mehmeti.
Mësimet e para i mori në Junik.
Të mesmet i filloi në Normalen e
Prishtinës, por pas dy muajsh u
kthye në Gjimnazin e Pejës,
drejtimi pedagogjik.
Në vitin shkollor 1963/64
u emërua mësues në Jasiq, në
shkollën e sapohapur, ku ishte
mësuesi i parë në këtë vatër të
re arsimore. Studimet për gjuhë
e letërsi shqipe i nisi në
Shkollën e Lartë Pedagogjike në
Prizren e i mbaroi në
Fakultetitn Filologjik në
Prishtinë. Në vitin shkollor
1972/73 nisi punën në Gjimnazin
“Vëllezërit Frashëri” në Deçan
dhe u regjistrua në studimet
pasuniversitare në Prishtinë, në
Degën e Gjuhësisë, duke pasur
mësimdhënës emrat më të shquar
të albanistikës, siç ishin:
Çabej, Domi, Kostallari, Demiraj
etj. Në vitin shkollor 1976/77
punoi në Akademinë Pedagogjike
në Prishtinë dhe magjistroi në
temën “Gjuha
e Luigj Gurakuqit dhe konceptet
e tij gjuhësore stilistike”.
Veprimtarinë arsimore në
këtë institucion ia ndërpresin
organet policore në pranverën e
vitit 1981. Atë vit pas dy
muajsh që mbahet në burg lirohet
për mungesë provash. Ndërkaq, në
vitin tjetër ia vunë sërish
prangat dhe e dënuan me disa
shokë si pjesëtar të Lëvizjes
ilegale. Ishte ndër të
burgosurit e rrallë me gradën
shkencore magjistër i shkencave
filologjike.
Siç dihet, pas demonstartave të
vitit 1981, rrethanat politike
në Kosovë përkeqësoheshin
gjithnjë e më tepër. Ato i
përjetonte mbarë populli e në
veçanti intelegjencia shqiptare,
të cilën pushtuesi dhe argatët e
tij përpiqeshin ta gjunjëzonin
me çdo kusht. Edhe Zenun Gjocaj,
i liruar nga burgu në gjysmën e
dytë të asaj dekade, s’kishte si
të mos përballej me ato rrethana.
Mirëpo, ai qëndroi i palëkundur
e i pathyeshëm në rrugën e
atdhetarisë.
Studiues
i hollё i gjuhёsisё dhe edukator
shembullor
Profesori i “papërshtatshëm”,
pas gjithë asaj golgote, ndërroi
vendbanimin. Ai erdhi në
Vicianën e lashtë, konkretisht
në Novolan, tek e fejuara e tij,
mësuesja Remzije, me të cilën u
martua dhe iu kthye jetës
intelektuale. Edhe pse këtej
pakkush e njihte, puna e tij
sizifiane shpejt zbuloi
portretin e veprimtarit të
palodhur të çështjes kombëtare.
Në vitin 2007 mbrojti temën e
doktoraturës “Struktura
leksiko- semantike e stilistike
e frazeologjisë shqipe”.
Fill pas kurorëzimit të
luftës çlirimtare të UÇK-së, të
cilën e përjetoi rëndë, hoqi të
zitë e ullirit me babanë plak e
të sëmurë e një vëlla, Agimin,
ia fali lirisë, nisi punën në
QMT “Marin Beçikemi”, në
profesionin e shpirtit, që
barbaria serbosllave ia kishte
ndërprerë përgjysmë. Krahas
edukimit dhe arsimimit të brezit
të ri, u angazhua në mbijetesën
e shkollës shqipe gjatë kohës që
na dëbuan nga objektet tona
shkollore dhe iu bashkua
Lëvizjes për pajtimin e Gjaqeve,
duke dhënë ndihmesë të madhe.
Fjala e tij qe mehlem për varr,
siç thotë populli. U angazhua në
themelimin e Këshillit Komunal
të Arsimit, ku dha kontribut të
madh në mbijetesën e shkollës
shqipe dhe disa herë u
keqtrajtua rëndë nga policia
serbe.
Me konstituimin e organeve
të para komunale të pasluftës ai
u caktua në vendet e duhura.
Më 1999 këshilltar pedagogjik në
Drejtorinë e Arsimit në Vushtrri.
Në zgjedhjet e lira të vitit
2000, në bazë të meritave dhe
aftësive profesionale KK e
zgjodhi drejtor të Drejtorisë
komunale të Arsimit, detyrë që
e kreu me profesionalizëm dhe
me ndershmëri të pashoqe.
Këshillat e tij profesionale e
pedagogjike ndihmuan shumë,
sidomos ata që për herë të parë
rroknin ditarin në dorë.
Bamirësia, modestia, afria me
njerëzit hallexhinj, e bën të
dashur për të gjithë qytetarët e
mjedisit tonë. Meqë atëbotë edhe
sektori i kulturës ishte në
kuadër të Drejtorisë Arsimore,
shumë aktivitete me peshë
kombëtare u realizuan
me ndihmën e tij të pakursyer.
Për kulturën dhe
arsimin në Vushtrri
Mua më ra hise të
punoj shumë më Prof. Zenun
Gjocajn. Na lidhte profesioni i
mësuesisë dhe i krijimtarisë.
Prej punëve të Tij të mëdha që i
kreu, që kur erdhi në Vushtrri,
do i përmendi disa më kryesoret.
E para:
Vazhdimësia me sukses e mbajtjes
së Takimeve të Poeteshave
Shqiptare, tashmë tradicionale,
eveniment kulturor që e
identifikon këtë qytet të
lashtë.
E dyta:
Nisma dhe finalizimi i fazës së
parë të ndërtimit të Kompleksit
Përkujtimor “Azem
e Shotë Galica”
në Galicë. Kjo është një kaptinë
në vete. Ai nis me formimin e
Këshillit nismëtar, më
19. 11. 2003,
dhe pas një varg punësh aspak të
lehta, me plot pengesa e
peripeci, përfundon më 15 korrik
2004, në 80-vjetorin e Epopesë
së Arbërisë së Vogël, për nder
të të cilit u organizuan:
Simpoziumi në Prishtinë,
Tubimi në Galicë
dhe
Akademia në Vushtrri.
Në fjalën përmbyllës në Vushtrri,
Prof. Zenun Gjocaj, pos tjerash
tha:
Kam përshtypjen, ndoshta jo të
qëlluar, sikur na duhet të kemi
më shumë forcë, jo vetëm
patriotike, por edhe shpirtërore
e mendore t’i çmojmë vlerat
kombëtare, sidomos të figurave
të shquara që lanë nam në
historinë tonë të re, siç ishin
Skënderbeu, A. P. Tepelena, Isa
Boletini, Azem Bejtë Galica, së
fundi Adem e Hamzë Jashari.
E
treta:
përpjekja për sjelljen e
eshtrave të heroinës Shotë
Galica nga Fushë- Kruja dhe
rivarrosjen e tyre në Galicë, në
varrin kenataf, pranë
bashkëshortit dhe
bashkëluftëtarit Azem Galica.
Ai, krahas qindra kërkesave e
petecioneve, drejtuar organeve
shtetërore të Kosovës e të
Shqipërisë, pati thënë:
Në kohën e sotme Evropa do të
krenohej me figurën militante
heroike të Shotës, që i tejkalon
përmasat e mirëfillta heroike,
madje edhe të heroinës së njohur
franceze Jeane d’Arc me luftën e
saj, disa fish më të kufizuar se
Shota jonë heroike, e cila
luftoi 12 vjet me radhë me
pushkë në dorë. Grekët krenohen
me kunatën e tyre, heroinën e
gjakut shqiptar, Dhaskalina
Bubulina, e cila zëvendësoi
bashkëshortin e vet grek të rënë
në luftë për liri…Për fat të keq,
Zhan d’Ark e Dhaskalina Bubulina
jonë (Shotë Galica), jo vetëm që
nuk haset gjëkundi, pos një
lapidari në Fushë- Krujë, në
folklor e letërsi, por, sa qe
gjallë, nuk i qe ofruar mundësi
jete as shërimi të mirëfilltë.
Si e tillë, nuk do të gabonim
kur themi se ajo luftoi
heroikisht, por vdiq tragjikisht.
Merre me mend, është për
keqardhje, mungesa e një
koncensusi brendakombëtar të
mundësisë së kthimit të eshtrave
të saj nga Kruja për në varrezën
e hapur në Galicë, pranë
eshtrave të të shoqit të saj të
jetës e të luftës, pranë Azem
Galicës e 82 të rënëve në
betejën e fundit, për të cilën
po flasim. E Kosova, Galica, të
gjallët e të rënët, me të cilët
luftoi si motra me vëllezër, me
të cilët kaloi jetën me pushkë
në dorë, nëpër beteja, mbeten në
pritje. Ju përkujtoi
krahasimisht se qeveria
shqiptare e viteve ’70 të
shekullit që e lamë, qindra
partizanët e vet, i çvarrosi nga
Kosova dhe i rivarrosi me
nderime shtetërore, duke i
mermerizuar artistikisht e
profesionalisht.
E katërta:
ndihmesën për përgatitjen e
librit “Azem
Bejtë Galica”,
përmbledhje me kumtesat e
Simpoziumit kushtuar këtij heroi,
të cilin e financoi kryeshefi i
PTK-së, z. Shyqri Haxha.
E pesta:
puna e palodhshme si bashkautorë
në hartimin e Monografisë së
Vushtrrisë etj.
Edhe kur kaloi në Prishtinë
(2003), ligjërues në Fakultetin
e Edukimit, nuk u shkëput dot
nga Vushtrria. Në projektin e
madh kombëtar, trilogjinë
letrare epiko- historike, me
rreth një mijë vargje fishtiane
(“Rilindjet
e orës arbërore", “Kosova e kuqe”
dhe
“Krahët e shqipes”),
ku suksesshëm përthekoj gjithë
historinë tonë që nga Skënderbeu,
madje edhe më herët, që nga
Kreshnikët, e deri tek Adem
Jashari, i përfshiu edhe
heronjtë dhe dëshmorët e kësaj
ane. Aty kanë zënë vend Azem e
Shotë Galica, Hasan Prishtina,
Mehmet Konjuhi, paskëtaj
dëshmorët e epokës së re të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
dhe betejat kryesore të tyre.
Zenun Gjocaj punoi, gjithashtu,
me përkushtim, në përgatitjen
dhe botimin e veprës në disa
vëllime “Feniksët e lirisë-
Dëshmorët e UÇK-së”. Përveç të
tjerave ai i shkroi edhe
biografitë e dhjetëra dëshmorëve,
të rrethit të Vushtrrisë, si:
Isak Halilin, Adem Ademin, Ahmet
Haxhën, Asllan Cimilin, Lumni
Surdullin, Mehdi Musliun, Safet
Ajetin, Shahin Krasniqin, Hamdi
Sheremetin, Basri Hysenin,
Rrustem Hysenin, Blerim Zuçakun,
Shemsi Ahmetin, Mehdi zabelin,
Sahit Avdullin, Shahin Sylën etj.
Një dorëshkrim që priste dritën
Duke qenë bashkëpunëtor i tij
i ngushtë, pasi ai, papritur, na
e la shëndenë, ndjeva obligim
shoqëror, kolegial e moral që
recensionet e botuara nëpër
revista e gazeta të ndryshme t’i
përmblidhja në një libër të
veçantë (kështu e mendonte për
të gjallë edhe autori, Zenun
Gjocaj, ndjesë pastë). Kështu,
më 5 prill 2013, në pranin e
Habib Mustafës, Smajl Berishës,
Fisnik Jasharit (djaloshi që e
kishte ndihmuar në kompjuter)
dhe të shoqes, mësueses Remzije,
mora materialin, të cilin e
punova me përkushtim dhe e
përgatita librin me titull “Vështrime
letrare”.
Ky libër, siç thash, qe një
projekt ideor i vet autorit e që
ngeli ashtu vetëm si ide, më
çukiste në kokë si kambanare
pengu, andaj dhe e mora si punë
që duhej realizuar. Atë e
konceptova në dy pjesë jo të
barabarta:
-
Zenun Gjocaj për të tjerët
dhe
-
Të tjerët për Zenun Gjocajn
Pjesa e parë, që është më e
gjerë, përmban shkrime të
ndryshme kritike, analitike,
studimore, eseistike,
recensionale, publicistike,
vlerësuese e referencuese, të
botuara e të publikuara nëpër
gazeta e revista shkencore, apo
të lexuara nëpër sesione a
simpoziume shkencore. Në to
trajtohen e vlerësohen vepra e
punime nga më të ndryshmet si:
monografi, biografi, poezi,
tregime, romane, studime
gjuhësore e shkencore, shkrime
publicistike etj. Autori përdor
një metodë krahasimtare e
analitike, duke i shkoqitur e
zbërthyer gati në mënyrë
shteruese, gjë që janë të
vlefshme dhe të nevojshme si
literaturë për nxënës e për
studentë. Ai ka marrë në
shqyrtim tridhjetë e dy vepra të
gjinive, llojeve dhe zhanreve të
ndryshme.
Në pjesën e dytë, që përbëhet
nga shtatë punime kushtuar
veprave të Zenun Gjocajt,
takojmë penat e Ibrahim Doçit,
Sheremet Krasniqit, Begzad
Baliut, Hilmi Saraçit etj.
Libri “Vështrime
letrare”
përmbyllet me shtojcën
Përkujtime,
në të cilën janë përfshirë ca
momente përkujtuese për autorin
nga kolegët dhe bashkëpunëtorët
e tij, në mesin e të cilëve jam
edhe vetë.
Kaq munda, kaq bëra.
Dorëshkrimi priti disa javë e
muaj.
Dhe, një ditë, pas përkujtimit
të 1-vjetorit të pavdeksësisë së
Profesor Zenun Gjocajt, më 15
shkurt 2014, organizuar nga
Radio Kosova e Lirë, në
Bibliotekën Kombëtare, i doli
fati. Kryetari i Junikut, z.
Agron Kuçi, mori përsipër
botimin e librit, të cilin e
falënderoj nga zemra, sepse
kështu mund të them se e kam
larë një trohë borxh ndaj
kolegut dhe atdhetarit të shquar,
Prof. dr. Zenun Gjocaj. Ashtu kishte
vepruar edhe vetë i ndjeri,
dritë pastë. Kur pёrmbushi njё
amanet pёr liribёrёsit (hartoi
nё vargje historinё tonё qё nga
epoka e Skёnderbeut e deri tek
Adem Jashari e lufta e Ushtrisё
Çlirimtare tё Kosovёs, duke
botuar tre libra:“Rilindjet
e Orës Arbërore”
(2010) , “Kosova
e kuqe”
(2011) dhe“Krahët
e shqipes”
(2012),
bashkё me ta vajti nё pёrjetёsi.
U mishёrua me yjet e pashuar dhe
u shndёrrua nё meteor.
Një falenderim i takon Radios
Kosova e Lirë, drejtorit, z.
Ahmet Qeriqi, i cili e ndihmoi
realizimin e këtij Projketi.
Galicё, 3 korrik 2014 |
|
Botime
|