Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

 Botime të reja dhe përurime  

   

LIBËR PËR SFIDAT E LDK-së NË ZVICËR

 

Përurim libri

 

 

Nën organizimin e Shoqatës Salih Çekaj në Zvicër, u bë promovimi i monografisë

SFIDË PËR DEMOKRACINË I-II” me autor Shefqet Dibrani.

Të shtunën, më 24 maj 2014, në lokalet e Klubit”DARDANIA” në Zofingen, Shoqata “Salih Çekaj” organizoi promovimin e monografisë “SFIDË PËR DEMOKRACINË”, kushtuar veprimtarisë së Hajdar Sadrisë, ish kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër gjatë viteve 1993 – 1997.

Kryetari i Shoqatës “Salih Çekaj”, Xhemajl Haxhiu hapi tubimin i cili fillimisht i përshëndeti të pranishmit, në mesin e të cilëve kishin ardhur veprimtar e bashkatdhetar të shumtë: Agim Mehmeti, ish zëvendës ministër i Ministrisë së Mbrojtjes gjatë viteve 1998 – 2000, pastaj veprimtarët Xhelal Molliqaj, Skënder Tolaj, Saim Tahiraj, Qamil Nivokazi, Abaz Fejzullahi, Ramadan Avdyli dhe shumë e shumë të tjerë që ia shtuan vlerën promovimit, ndërsa në mënyrë të veçantë z. Haxhiu i përshëndeti, prof. Sallah Januzin, publicistin dhe autorin Gani Qarrin, veprimtarin Gjokë M. Gjokën, protagonistin e monografisë Hajdar Sadrinë dhe autorin e monografisë Shefqet Dibranin.


Më pas Xhemajl Haxhiu tha se libri në dy vëllime “SFIDË PËR DEMOKRACINË”, është një monografi që i kushtohet veprimtarisë së Degës së LDK-së në Zvicër, në kohën kur Hajdar Sadrija ka qenë kryetar i saj, përkatësisht gjatë viteve 1993 – 1997. Autori ngjarjet i ka fokusuar duke i mbështetur në faktet dhe të dhënat që i ka poseduar Hajdar Sadrija. Kjo periudhë është njëra nga periudhat kur shqiptarët kanë qenë mirë të organizuar dhe kanë bërë shumë për Kosovën. Përmes këtij libri tha ai, shihet qartë, roli i inteligjencës kosovare më në krye dr. Rugovën, pastaj del më në pah e dhëna se sa Zvicra e ka ndihmuar Kosovën, qoftë duke punësuar shumë kosovarë ose duke i strehuar ata si azilkërkues”.

Në vazhdim të fjalës së tij Xhemajl Haxhiu theksoi se Zvicra ka lejuar të veprojnë dhe organizohen shqiptarët, ka lejuar demonstrata dhe forma të tjera organizimi. Me një fjalë Zvicra ka ndihmuar edhe ndërtimin e paqes dhe rindërtimin e Kosovës. Në këtë libër monografik, shtoi ai, janë shumë letra dhe dokumente që flasin drejtpërdrejt se si Hajdar Sadrija ka pasur bashkëpunim me Presidentin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova, me prof. Fehmi Agani, me Qendrën në Prishtinë, pastaj me Presidentët dhe personalitete të shquara të jetës politike e kulturore në Zvicër”, ngjarje këto të fiksuara nëpër këtë libër që po promovojmë sot.

Në fjalën e tij prof. Sallah Januzi, u përqendrua në veprimtaritë e shumta të autorit, por protagonisti i veprës Hajdar Sadrija është për ti bërë komplimente se si i ka ruajtur me xhelozi gjithë këto materiale të cilat janë një shembull i mirë si duhet me i shërbyer të tashmes dhe të vërtetës historike për Kosovën.

Publicisti dhe autori i disa librave z. Gani Qarri, e lexoi një refleksion rreth personalitetit të dr. Ibrahim Rugovës, për të cilin tha se është personaliteti më i shquar i historisë së re të Kosovës. Në analizën e tij z. Qarri theksoi se historia shqiptare i ka pasur dy lidhje të rëndësishme. E para ka qenë Lidhja Shqiptare e Prizrent që ka krijuar Shqipërinë e kufijve të 1913 dhe lidhja e dytë ka qenë ajo e Ibrahim Rugovës e cila është e njohur si Lidhja Demokratike e Kosovës e cila e prodhoi shtetin e dytë shqiptar në Ballkan, në kufijtë administrativ të Kosovës së sotme. Gani Qarri e eleaboroi filozofin e dr. Ibrahim Rugovës në aspektin filozofik, politik e diplomatik duke e shoqëruar me argumente faktike disa nga etapat e veprimit në rrethanat e “paqes nën pushtim”, në kohën e luftës dhe atë të ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Veprimtaria e dr. Ibrahim Rugovës, është e njohur për të gjithë, ka një domethënie të veçantë për të gjitha trojet tona etnike nën pushtimin sllav, veçmas për Kosovën dhe popullin e saj, e cila kërkon vend të merituar në historinë më të re të kombit shqiptar, sado që  mu burrat më të shquar të kombit, të cilët gjithë veprën dhe jetën e tyre, me devotshmëri, i`a kushtuan lirisë dhe çlirimit të vendit, sot nuk çmohen as nderohen sa dhe si duhet. Besoj se kjo monografi që po promovohet sot këtu, sjell vlerësimet më të mira të mundshme të veprimeve në ato rrethana jo vetëm për dr. Ibrahim Rugovën por edhe për bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij si, prof. Aganin, Enver Malokun, Xhemail Mustafën, dhe sidomos për përfaqësuesit e LDK-së në Zvicër siç ishin: mr. Shaip Latifi, ing. Nazmi Peci, vet autori i monografisë Shefqet Dibrani dhe sidomos kryepersonazhi i veprës z. Hajdar Sadrija.

Pa asnjë dyshim, roli i tyre dhe LDK-së ishte pozitiv dhe reflektonte filozofinë rugoviane për ndryshimin e mentalitetit, si në format e organizimit, ashtu  edhe të veprimit diplomatik tek shqiptarët në Zvicër.

Me diskutimet e tyre kontribuan edhe Xhelal Molliqaj, veprimtar, si dhe Skënder Tolaj, Qamil Nivokazi, Gjokë M. Gjoka, Ramadan Avdyli e ndonjë tjetër të cilët përveç që i përgëzuan autorin dhe protagonistin e vlerësuan lart librin, natyrisht sikur ai të shihej edhe nga këndi regjional sipas shtrirjes së nëndegëve do të ishte kompletuar edhe më mirë sepse siç u tha janë shumë veprimtar që e kanë merituar jo vetëm tu përmenden veprimtaria por në supet e tyre rëndojnë veprimtaritë e shumta të cilat sot nuk dihen publikisht.

Në fund, të pranishmit i përshëndeti Hajdar Sadrija, për të cilin e rreth të cilit sillet e tërë lënda e librit, kurse autori lexoi për të pranishmit dy fragmente nga libri, dhe në fund e falënderoi Shoqatën “Salih Çekaj” në Zvicër për këtë promovim të kësaj vepre me rëndësi për mërgatën, sidomos për Degën e LDK-së në Zvicër.

Zofingen, 24 maj 2014.


Botime

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .