Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Portal

 

   

 Ivan Sergejeviç Turgenjev (1818-1883)

 
Adaptoi nga rusishtja:
Filolet

Tourgueniev Ivan

 

 

Ivan Sergejeviç Turgenjev lindi më 18 tetor 1818 në Orel. Rrjedh nga një familje me gjendje të mirë materiale, e do të kaloj femininë në pasurinë - çiflikun familjar. Pa dyshim se këto kujtime fëminie do ti shërbejnë si burim kryesor të veprës së tij (shih rrëfimin pjesërisht autobiografik « Dashuria e parë ». Në moshën 15 vjeçare fillon studimet në univerzitetin e Moskvës kurse i kryen në Gjermani, në moshën 20 vjeçare.

I shtënguar nga e ëma që donte të shoh birin të ngren dore nga letërsia, hyn në ministrinë e punëve të brendshme por nuk u largua nga shkrimi. I vënë re nga kritika për disa poema (si Parasha), arrijti suksese të vijuese sidomos me Memorjet e gjyatarit. Kjo përmbledhje novelash shënojnë angazhimin e Turgenjevit të ri, i cili nëpërmjet përshkrimeve të sqenave të jetës fshatare, përmend duhet cekur, me kujdes absurditetin e skllavërimit ; absurditet mbi të cilin mundi të gjykoj në sajë të sjelljeve despotike të ëmës së vet ndaj këtyre « frymorëve».

Suksesi i parë, gjithashtu telashet e para. I cenzuruar nga pushteti, shkrimet e tij (që ndikuan në vendimin e carit për pezullimin e skllavërisë) i kushtuan një muaj burg (1852) si dhe tre vjet burg shtëpiak. Inteligjenca ruse pyetet gjithashtu përballë këtij shpirti liberal e i moderuar, në një epokë kurr marrja pozicione politike vëndonte në shënjestër, e opinioni kërkonte literaturë më të angazhuar.

Më 1855, Turgenjevit i lejohet të largohet nga pasuria e tij… I tërhjekur nga Evropa të cilën e kishte vizituar më parë për disa herë, vendoset në fillim në Gjermani e mandej në Francë (ku jetoi gati 32 vjet). Gjatë udhëtime të tija, në vitin 1843, takoi kantautoren Pauline Viardot, e martuar e me fëmijë, në të cilën u dashurua dhe u bë shok e dashnor me të e kurr vdiq nga kanceri, më 3 shtator 1883, dha shpirt i mbështetur në kraharorin e saj.

Në egzil në Evropë, i pranuar ndër qarqe të kultivuara parisiane, Turgenjevi lozi rolin e ambasadorit të kulturës ruse, vend të cilin e bëri të njohur me tablotë e tija të jetës fshatare. Dhe ky lirik i dashuruar në tokën e atdheut, nuk ngeli vetëm përshkrues i Rusisë fshatare edhe i muxhikëve të thjeshtë e të dashnorëve të namur e fushnjanëve të tjerë… Në këtë mënyrë ai krijoi përshkrimin e thjeshtë e të bukur të natyrës që ngjall një ndjenjë të harmonisë dhe begatisë, përshtypje e lumturisë që shpërndahet lexuesit, Turgenjevi ngritet në dëshmitar i kohës së vet, vështrues i klasës së kultivuar ruse që në këtë mes të shek. XIX, gjindej në zhvillim e sipër, klasë e kultivuar « që ishte objekt i observimeve të mia kryesore ». Nga këtu kuptojmë më së miri evoluimin e veprës që ndjek mendimin social, idealist (Rudin) dhe nihilizmin (Etërit dhe  fëmijët).

Turgenjevi la një vepër të gjër me tregime, novela, drama dhe romane titujt e të cilëve në origjinal janë :

 Romanet sipas vitit të daljes (titujt origjinal):

  • Рудин, 1855

  • Дворянское гнездо, 1859

  • Накануне, 1860

  • Отцы и дети, 1862

  • Дым, 1867

  • Новь, 1877

 

 

 

 

 

 

Adaptoi: filolet


 

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 

 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .