rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve



Bixhozi

Bixhozi (kumari) rradhitet nė grupin e lojėrave shoqėrore dhe duhet, pa asnjė pėrjashtim tė ngel njė zbavitje e kohėpaskohėshe. Mirėpo kjo lojė, shpesh bart drejt humnerės sė vartėsisė ngase ndjell lakminė e fitimit (tė lehtė e tė shpejt) dhe ngazėllen dėshirat pėr senzacione tė forta.  Nė kėtė mėnyrė njė numėr « lojtarėsh » lejojnė vehten tė zhyten nė kthetrat e vartėsisė nga ku ėshtė vėshtirė tė ēlirohet, nė mos e pamundur. Kur loja shndėrrohet nė vartėsi tė ngjajshme me drogėn, efektet e saj janė shkatėruese nė rrafshin ekonomik shoqėror e familjar, andaj mė poshtė po rradhis disa pyetje nga tė cilat do tė shihni a jeni ose ndonjė i afėrm i juaj i zėnė nė kurthėn famėkeqe tė bixhozit.

Ja pra shenjat qė tregojnė se njė lojtar ėshtė nė vartėsi :

  • Lojėrat e fatit ju kanė shėndruar jetėn familjare nė mjerim ?
  • Lojėrat e fatit ju kanė sjellur pagjumėsi ?
  • Keni munguar (vonuar) nė punė pėr shkak tė lojės ?
  • Pas lojės, a ju ka vrarė ndonjėherė ndėrgjegja?
  • Bixhozi nganjėherė ju ka zvogluar ambicjet ose efikasitetin tuaj ?
  • A ndikon negativisht bixhozi nė reputacionin tuaj ?
  • Keni patur dėshirė pas humbjes tė kėtheheni sa mė shpejtė nė lojė pėr t’i kėthyer paratė e humbura ?
  • Keni patur ndonjėherė nevojė urgjente tė kėtheheni nė lojė pėr tė fituar mė tepėr se sa qė keni humbur ?
  • A keni luajtur ndonjėherė edhe qindarkėn e fundit ?
  • A keni huazuar pėr bixhoz ?
  • A keni shitur diēka pėr tė bėrė para pėr  lojė ?
  • A keni luajtur me qėllim qė t’i shlyeni huazimet ?
  • A keni kryer ndonjė vepėr jolegale pėr tė bėrė para pėr lojė ?
  • Gjatė lojės, a keni ndi oscilime psiqike tė varura nga fati momental ?
  • A keni dėshirė tė luani posa tė ketė njė rast feste ose momente qė tė harroni ndonjė vėshtirėsi ?

Nėse jeni pėrgjegjur disa herė me PO, do tė thotė se ju jeni nė njė shkallė tė vartė nga komari. Do tė mundohem tė jap njė pasqyrim tė pasojave dhe disa udhėzime pėr  njė shpėtim eventual nga kjo vartėsi.

Faktorėt qė ēojnė drejt lojės patologjike

Duhet thėnė qė nė fillim se nuk egzistojnė shkaqe tė pėrcaktuara veēmas sepse ēdo lojtarė ka mendimin dhe arsyet e veta pėr tu zhytur nė lojė (bixhoz, pantė). Konstatohet se njė numėr i madh dėshiron tė tėrhjek vėmendjen e tjetrit mbi vete dhe kėshtu tė vėndohet nė qendėr tė vėmendjes. Tė tjerėt kanė nevojė tė vėrtetojnė dhe tė pėrjetojnė suksese mahnitėse pasiqė akoma nė moshė tė fėminisė u edukuan nė gjiun e familjes se sukseset janė tė vlefshme dhe konsiderohen si tė tilla vetėm nėpėrmjet tė pėrfitimeve materiale, gjė qė kėthehet mė vonė nė "chasing" qė do tė thotė , nė nevojė tė pakapėrcyeshme pėr t’u kėthyer nė lojė me qėllim tė fitimit tė shumave tė humbura dhe shumėfishimit tė tyre. Tė tjerė paraqesin shenja tė nervozės dhe kėrkojnė medet. Njė tip i tretė profilesh  kėrkojnė dalje nga njė vartėsi emotive apo financiare si dhe vend nė shoqėri pasiqė ulja nė tė njejtėn tavolinė me tė tjerėt i bėn tė mundshėm tė jetė i pranuar dhe i barabart, natyrisht poqese ka tė holla e kjo ēon edhe njėherė drejtė bindjes sė gabuar se financat janė mjet pėr tė qenė i akceptuar kahmos.
Kategori tjetėr janė lojtarėt e pangishėm tė bixhozit qė kėrkojnė tė ikin nga emocione tė turbullta si qė janė depresioni dhe shtrembėrime tė tjera psiqike. Zhytja nė lojė tėrhjek vėmendjen pėr njė kohė nga mendimet e rėnda. Mirėpo loja e pėrfunduar ėshtė edhe pėrfundim i cytjeve qė bėjnė « harrimin » e vuajtjeve dhe kėshtu tani pason etapa e shprastėsirės sė tmershme qė mund tė sjell pasoja tragjike tė skajshme shpirtėrore.

Pasojat e bixhozit

Vartėsia ndaj lojėrave tė fatit (loto,  bastet sportive, casino …) si dhe lojėrat me zara et me letra nė mėnyrė legale apo ilegale, sjellin pasoja tė rėnda financiare, degjenirim tė marėdhėnieve familjare  e shoqėrore, ērregullim tė marrėdhėnieve profesionale dhe dergjė tė ndryshme psiko-fizike. Tė fillojmė me rradhė:

Pasojat ekonomike janė njėra nga pėsimet e para qė i ndjen bixhozxhiu dhe familja e rrethi i tij shoqėror. Ai humb dhe i kėthehet sa mė shpejt lojės pėr t’i kėthyer paratė e flijuara. I rrasur nė borxhe "lufton" t’i kėthej ata e kėshtu zhytet akoma mė tepėr nė lloēin moēalik tė komarit andaj i rroket borxheve tė reja, fillon tė shkrin pasurinė familjare aq sa shet pėr shuma mizore edhe stolitė dhe trashigiminė e pėrbashkėt. Kur edhe ky "burim" shterret, subjekti kapet pas dallavereve tė reja si qė janė mashtrimi, vjedhja e grabitje tė tė gjitha llojeve.

Vartėsia sjell gjithashtu tkurje nė vetėvete e kjo pjell probleme tjera me familjen dhe tė afėrmit pasiqė lojtari bėhet gjithėnjė e mė i padukshėm nga se kohėn e kalon nė bixhoz e nga kjo fillon nervozizmi. Ai bėhet i padurueshėm dhe shqetėsimet rriten e me ta rritet edhe pagjumėsia e kjo rrit masėn e neurozave. Kėtu fillon edhe proēesi i prishjes sė marrėdhėnieve e personi nė vartėsi gjindet dhe ndihet i vetmuar e i ngratė. Edhe gjatė lojės, nė mes tė lojtarėve ai ndihet i vetmuar dhe shpesh tė tjerėt sikur komplotojnė kundėr tij. Rrena dhe moskėthimi i borxheve janė elementi kryesor qė bėjnė njerėzit e rrethit tė tij t’i largohen masovikisht e kjo, krijon njė vetmi tejet tė rėndė.

Sa i pėrket dėmeve nė sferėn profesionale, ata vijnė nga fakti se komarexhiu kalon kohė tė gjatė duke luajtur dhe kėshtu humb aftėsitė prodhuese: ai nuk ėshtė mė i motivuar tė punoj edhe nga shkaku se paga e tij ėshtė harxhuar akoma pa e marr, mandej ėshtė i raskapitur psiqikisht dhe fizikisht nga mundimi i tepėrt gjatė lojės e pra kjo ēon detyrimisht nė shkatėrrim tė plotė. Kurr flas pėr shkatėrrim tė plotė, mendoj pėr dergjėn qė e kaplon bixhozxhiun e vartur dhe vetitė apo vartėsitė e tjera qė shpesh e ndjekin, si duhani, alkoholi e qė sė bashku krijojnė favore pėr sėmundje tė ndryshme psiqike dhe fizike.

 

Nxjerrja

 

Mė lartė, pėrmenda rastin e pėrgjigjeve me PO,  nga ku lehtė shifet ka apo nuk ka vartėsi. Kėto pyetje janė vetėm disa nga « dora e parė » qė vėrtetojnė vartėsinė e sigurt, andaj vet personi dhe tė afėrmit duhet tė reagojnė e tė kėrkojnė ndihmė nga njerez tė specializuer duke u nisur nga mjeku konsultant i cili do tė merr masat me specialistė e organizma tė tjera tė specializuara pėr kėsi lloj sėmundjesh. Duhet dijtur qartė se vartėsia nga bixhozi ėshtė ndėr mė tė ngatėruarat sepse ajo nuk rrezikon drejtpėrsedrejti jetėn e kėshtu nuk ka ndonjė element nxitės pėr tė ndėrpre. Alkoholi, duhani, drogat kanė ndikim tė drejtpėrdrejt mbi jetėn e njeriut dhe kur subjekti ndjen se i kėrcėnohet rreziku nga vdekja e parakohshme, nė raste dėrmuese ai ndėrpret konsumimin. Nė kėtė pikėpamje bixhozi ndėrron plotėsisht. Njof raste kur ai i shtrirė nė shtrat, fton lojtarė dhe i paluar nė krevet, kur i vjente rradha, vjerrte dorėn, merrte zarat nė tepihun e ndyrė dhe i rrokulliste pėr tė lypur fitime. 


Tash vjen pyetja ē'duhet bėrė pėr tė dalur nga kjo vartėsia? Mė e drejta ėshtė tė gjindet mėnyra pėr t’u larguar ofertave e mundėsive tė dhėna qė na ofrojnė mjetet dhe mundėsitė tjera. Nėse vartėsia ngjet nėpėrmjes tė komjuterit, ndėrpriten tė gjitha lidhjet drejtė sajteve tė tilla, tė ndėrpritet vizita e kafeneve – bastore dhe atyre ku luhen lojra me letra bixhozi, domino, tavėll (lojė me zare) etj. Me njė fjalė, duhet larguar ēdo gjėje qė tėrhjek vėmendjen drejt lojėrave tė « fatit ». Familja dhe shoqėria mund tė ndihmojnė mė sė miri duke ia ndėrprerė tė gjitha burimet financiare, duke ia aneksuar kartėn e bankės, duke ndėrprerė huadhėnien dhe duke mos blerė asgjė nga ai (stoli, veshėmbathje etj.) qoftė edhe me ēmime pėrfundimisht tė ulėta… Mungesa e parave e bėn tė pamundur kyqjen nė lojė.
 

Kėto rregulla nuk mjaftojnė pėr tė shpėtuar nga vartėsia por janė njė fillim drejtė harresės e me ndihmė profesionale, ka gjasa tė mira pėr shpėtim. Nė shtetet perendimore egzistojnė shum shoqata e organe tė ndryshme tė specializuara pėr ndihmė dhe preventivė tė cilat marrin pėrsipėr falas kurimin dhe ndihmėn pėr tė shpėtuar nga kjo vartėsi.

 

Loja patologjike dhe vartėsia

 

Dallimi i vartėsisė ndaj lojėrave tė fatit qėndron nė faktin se ajo nuk ėshtė e lidhur me konsumimin e substancave psikoaktive. Sistemet e mjekėsisė e klasifikojnė lojėn patologjike nė rradhėt e trazirave dhe nė papėrmbatjen ndaj cytjeve (pulsioneve). Definohet si sjellje dhe dėshirė e pakontrolluar  pas lojėrave tė fatit dhe praktimin e tyre tė shpeshtė e tė pėrsėritshėm dhe qė mbisundon nė jetėn e personit nė vartėsi. Kjo shprehi, pėrshkruhet nga specialistėt si adikt sjelljesh. Nė kėtė vijnė duke u bazuar nė kriteret e sistemit pėr klasifikim (CIM-10) lidhur me vartėsitė ndaj substancave psikoaktive kurse vartėsia ndaj lojėrave tė fatit karakterizohet si vijon :  

  • dėshirė e madhe pėr tė luajtur  

  • vėshtirėsi pėr tė kontrolluar veten ndaj lojės  

  • gjendje mungese kur nuk mund tė luhet  

  • domosdoshmėri pėr shtim tė pandėrprerė  

  • vėnia (e shumave) e rreziku pėr tė kapur efektet e njėjta (fenomeni i tolerancės (adaptimit)  

  • mbisundimi i lojės ndaj aktiviteteve dhe obligimeve tjera  

  • praktimi i vazhdueshėm i lojės qė pezmon ende pasojat e dėmshme

Teprimi  i skajshėm

Bixhozxhinjt e vartur janė tė ekspozuar pandėrpre rreziqeve tė ndryshme, sidomos pėr shėndetin e tyre psikofizik si dhe pasojave tė rėnda shoqėrore e financiare.

Pasojat e mundshme shėndetėsore :

  • ēregullime tė koncetrimit dhe performancės, ankth, pagjumėsi
  • gjendje depresive, brengė (tasė, vrerė)
  • ndryshime tė personalitetit (p.sh. humbje e ndjenjės sė realitetit, mungesė interesi pėr gjėra tjera jashtė bixhozit)
  • zhvillim i ndonjė vartėsije
  • rritje e konsumit tė alkoholit, duhanit dhe barnave me rrezik adiktiv
  • rritje e rrezikut nga vetėvrasja
  • humbje tė oreksit
  • djersitje e tepruar, dridhje, shqetėsime motorike
  • dhimbje tė barkut dhe ērregullime intestinale
  • ērregullime tė rendit seksual

Pasojat e mundshme shoqėrore e financiare :

  • pėrkeqsim i gjendjes financiare qė mund tė purfundon me zhytje nė borxh
  • Hajnķ me qėllim tė sigurohen tė holla
  • Izolim shoqėror
  • Pasoja negative nė ēift, nė familje, nė punė.

 

Burimet:
http://www.sfa-ispa.ch/DocUpload/Focus_jeu.pdf
http://www.findestars.de/encyclopedia_Manuel_diagnostique_et_statistique_des_troubles_mentaux_fr.html
http://www.sos-joueurs.org/ (Qendėr evropiane pėr ndihmė falas)
http://www.riennevaplus.org/jeux/JHA.htm (Qendėr evropiane pėr ndihmė falas - Gjenevė))


 

Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Dituria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 07 Sep 2010 23:12:40 +0200 .