| |
Arthur Schopenhauer
lindi mė 1788 nė Dantzig, vdiq mė 1860 nė
Frankfurt mbi Main. Babai i vet endėrronte qė nga djali i tij tė bėhej
njė tregtar briljant e sidomos njė qytetar botėror.
Nė rini tė hershme,
Schopenhauer pėrjetoi shpėrnguljen e detyrueshme se familja iku nga
okupimi Prus dhe u vendos nė Hamburg, qytet ky i lirė. Nė moshėn nėntevjeēare,
babai e dėrgon nė Havėr ku mėson frengjishten. Pas dy vjet kėthehet nė
Hamburg ku vazhdon mėsimet komercial dhe ngjatė tėre rininė nuk ndalet
duke udhėtuar me prindin nėpėr Europė. Nė kėtė mėnyrė mėsoi edhe
anglishten e kur kėthehet, duket se paskėsh tentuar vetėvrasje duke
kėrcyer nga trari nė kanalin qė kalonte pas shtėpisė. Nga ky rast , me
nėnėn e vet largohet pėr nė Weimar dhe mu kėtu takohet me Goethe dhe
ku lexon poetėt e lashtė grekė e latinė. Mė 1809 fillon studimet nė
univerzitetin e Göttingen-it, dhe pėrfundon studimet nė Berlin. Nė kėtė
qytet edhe punoi pranė univerzitetit (dy pėrpjekje tė dėshtuara) por pės shkak tė
mungesės sė studentėve u detyrua tė largohet. Duket se mbajtja e orėve
nė tė njėjtėn kohė me Hegelin, i shkaktonte mungesė dėgjuesish.
Mė 1833, largohet pėrgjithėmonė nga Berlini dhe pas shkrimit tė disa
veprave, pra nga fundi i jetės sė vet, arrin tė kthejė interesin e
publikut filozofik nga Hegeli nė dobi tė ideve tė veta.
Vdiq nė moshėn shtatėdhjetė
e dy vjeēare (1860) nga pneumonia qė i shkaktoi njė demtim tė zėmrės
pa lėnė pasardhės duke lėnė pėr trashėgimtar qenin e vet Atma.
Sot lirisht themi se
Schopenhauer ėshtė njėri ndėr filozofėt mė tė mėdhej tė qindvjeēarit
tė XIX, i bėrė i famshėm me mendimet e tija pesimiste dhe me rrafshin
e tij tė gjėrė mbi vullnetin e dėshirėn. Shkaktoi njė pėrplasje tė
madhe nė botėn e filozofisė dhe letėrsisė duke shkruajtur nė njė
gjuhė krejtėsishtė tė lehtė gjė qė nuk ishte aspak e pėrbashkėt
me filozofėt e tjerė. U muer me mundimet, me vuajtjen dhe tragjeditė e
jetės sė pėrditėshme dhe la ndikim tė madh pesimist tek shumė
mendimtarė tė kohės e gjer mė sot. Ėshtė njėherit filozofi i parė
europian tė ketė studjuar Upanishad-in, degė indase e budizmit, qė
ndikoi drejtpėrsėdrejti nė veprėn e tij. Pėrpos kėsaj, Schopenhaueri
pat ndikim tė madh nga Platoni dhe
Kanti.
Tentativa e parė mė
serioze pėr tė ndertuar filozofinė e vet tė pastėr ėshtė vepra e
tij e vitit 1819, « Bota si vullnet dhe si reprezentim » (Die
Welt als Wille und Vorstellung), qė
nė vitet pas u bė shumė e famshme. Vullnetin e karkaterizonte si forcė
qė s'ia vlen pasiqė, sė fundi nuk ndyshonte gjė nė jetė. Nės edhe
do t'ia arrihet nė kėnaqjen e tė gjitha kėrkesave tė dėshiruara me
vullnet, pėrsirė njeriu do tė jetė i vuajtur, i trishtuar dhe jo i
lumtur. Kjo ėshtė teza e tij dhe ėshtė i pari tė ketė folur mbi jetėn
si vuajtje. Edhe vet jeta e tij, pėr tė, qe njė vuajtje e pafund. Dhe
sot, tė gjithė njohėsit dhe studjuesit e cilėsojnė kėtė mendimtarė
si filozofin mė tė famshėm qė i bėri bujė pesimizmit.
Veprat:
Ditari
nga udhėtimet, 1803
Über
die vierfache Wurzel des Satzes vom zureichenden Grunde 1813
Die
Welt als Wille und Vorstellung, 1818- 1844
Über
den Willen in der Natur, 1836
Über
die Freiheit des menschlichen Willens, 1839
Über
die Grundlage der Moral,
1840
Parerga
und Paralipomena,
1851
Aphorismen
zur Lebensweisheit,
1886
Über
die Weiber, 1854
Nachlassband
von Julius Frauenstedt,
* *
*
Schopenhauer:
Tė martohesh,
ėshtė ndarje e drejtave tė juaja pėr dy dhe dyfishim i
detyrave.
Dy
armiqėt e lumturisė sė njeriut janė dhimbja dhe mbėrzia (telashja).
|
|
Rradhitje
alfabetike:
Arthur
Schopenhauer
Friedrich
Nietzsche
Hegeli
Immanuel
Kant
Ludwig
A. Feuerbach
Martin
Heidegger
Ballina |