rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve


Shkruan: Edlira  Dedja 

 

 

  “Pavaroti i Ri” shqiptar nė krah tė Domingos

I cilėsuar nga shtypi botėror « Pavaroti i Ri », tenori i famshėm shqiptar Saimir Pirgu triumfon nė krah tė Placido Domingos nė Paris.

Mbrėmė, nė Teatrin “Chātelet” tė Parisit, u prit me sukses tė jashtėzakonshėm premiera e  operės « Cyrano de Bergerac », komedi heroike me 4 akte e kompozitorit italian Franco Alfano, me libret tė Henri Cain, mbėshtetur nė kryeveprėn e letėrsisė franceze me tė njėjtin titull tė shkrimtarit Edmond Rostand.

Saimir Pirgu

 

Saimir Pirgu, Adriana Damato, Laura Polverelli dhe Alex Espositio.

Nė kėtė prodhim tė ri artistik, i ftuar special ishte Placido Domingo, i cili kėndoi krah pėr krah me tenorin shqiptar, mė tė riun e njėkohėsisht, mė tė suksesshmin midis emrave tė mėdhenj tė lirikės: Saimir Pirgun.

Nė Shqipėri, emri i kompozitorit italian tė shekullit XX si dhe vepra e tij “Cyrano de Bergerac” janė shumė pak tė dėgjuar. Franco Alfano, fillimisht ėshtė bėrė i njohur duke pėrfunduar operėn “Turandot” tė Puēinit, pas vdekjes sė kėtij tė fundit. Por me vėnien nė skenė pėr here tė parė tė “Cyrano de Bergerac” nė  1936  nė teatrin e Komedisė Franceze, ky kompozitor u dallua pėr pasurinė e mjeteve shprehėse tė partiturės orkestrale, e cila e tejkaloi edhe atė tė Puēinit, duke iu afruar mė pranė stilit tė kompozitorėve gjermanė. Fatkeqėsisht, pėr njė kohė tė gjatė “Cyrano de Bergerac” mbeti nė harresė, deri sa nė vitin 2003 u interpretua nga tenori Roberto Alanja. Regjistrimi i kėsaj vepre nė vitin 2005 e ngriti emrin e kompozitorit nė rangun e parė tė krijuesve operistikė, duke e shkėputur mė nė fund nga vėndi i dytė qė e lidhte gjithnjė me emrin e Puēinit.

Por premiera e natės sė kaluar i dha operės sė Alfanos vlera tė reja, duke e kthyer kėtė ēfaqe nė njė eveniment artistik tė jetės pariziane. Me regji tė Petrika Ionesco-s, (i njohur edhe si specialiste i “grands shows”) e nėn drejtimin muzikor tė Patrick Fournillier, interpretimi i mrekullueshėm i dy tenorėve, 68-vjeēarit Placido Domingo (nė rolin e Cyranos) dhe 28 vjeēarit Saimir Pirgu (nė rolin e Christian-it), e pushtoi skenėn me sharmin e tyre artistik, duke nxjerrė nė pah temperamentin dhe zėrin e ngrohtė tė Domingos ndėrthurur me ėmbėlsinė dhe zėrin brilant tė Pirgut.

Nė krah tė tyre debutoi me mjeshtėri edhe sopranoja Nathalie Manfrino (nė rolin e Roxane-s), laureate e shumė konkurese ndėrkombėtare si ai i Mjeshtrėrve tė Kantos Franceze nė 1999, i konkursit ndėrkombėtar tė Toulouse-s mė 2000, i konkursit “Ernest Chausson” dhe “Placido Domongo Operalia” nė Washington mė 2002, i konkursit tė Zėrave tė Rinj dhe sė fundi, mė 2006, e zgjedhur si “Zbulimi i Vitit midis artistėve lirikė”.

Po ashtu, duhen pėrmėndur edhe dy zėrat mjaft tė njohur pėr publikun parizian, Doris Lamprecht dhe Laurent Alvaro.

Saimir Pirgu nė "Opernaus"- Zürich, nė rolin e Dukės tė Mantovės nė "Rigoletto" tė Giusepe Verdit.

Saimir Pirgu mund tė quhet  tashmė  “ambassadori mė i suksesshėm nė botė” i Shqipėrisė. Nė 7 shkurt 2009, ai u duartrokit me ovacione rreth 20 minuta nė skenėn e Tonhalle-s sė St.Gallenit nė Zvicėr, ku morri pjesė nė koncertin humanitar “Das Beste aus Oper und ballet”, kushtuar fėmijėve shqiptarė nė nevojė. Pas triumfit tė dy muajve mė parė me “Traviatėn” nė operėn e Lozanės dhe “Rigoleton” nė operėn e Zyrihut, pjesėmarrja e Saimir Pirgut nė kėtė koncert bamirėsie, i dha njė rėndėsi tė veēantė kėtij evenimenti pėrpara publikut zviceran. E tenori i ri shqiptar erdhi tė marrė pjesė nė kėtė koncert me modestinė mė tė madhe, vetėm njė ditė pėrpara recitalit mė tė rėndėsishėm tė jetės sė tij nė Ankona, mė 8 shkurt 2009, ku ai do tė ishte laureat i ēmimit ndėrkombėtar “Franco Corelli”. Ky xhest qytetarie i dha edhe njė tjetėr ēmim mė tė lartė kėtij artisti tė pėrmasave tė mėdha, i cili e vuri humanizmin e tij nė plan tė parė. Qė prej asaj dite, ai ėshtė njė nga emrat mė tė dashur pėr publikut zviceran, qė e ndjek me shumė interes suksesin e Saimir Pirgut  nė skenat ndėrkombėtare.

Ke kėnduar nėn drejtimin e bagetės sė Abbado-s qė nė moshėn 22 vjeēare e deri pėrpara disa javėsh, pas suksesin tė madh qė pate me “Requiem”-in e Mozartit. Sigurisht, kjo ėshtė njė rekord nė jetėn e njė tenori. Ēfarė kujton  nga bashkėpunimi i pare me tė?

“Abbado ka shum miq tė besuar qė e kėshillojnė pėr kėngėtarėt qė do te dėgjojė nėpėr audicione. Dikush i foli pėr mua e ai kėrkoi tė mė dėgjojė. Mbrrita njė orė me vonesė pėr faj tė aeroplanit dhe kur nisa tė kėndoj, ma ndėrpreu arien pėrgjysėm. Mė tha se kisha njė zė tė bukur dhe se isha i pėrshtatshėm pėr tė interpretuar personazhin e kavalierit shqiptar. Atėherė, as qė e imagjinoja se si mund tė ishte Abbado, por as qė e kisha ėndėrruar ndonjėherė se mund ta nisja karrierėn pikėrisht me tė. Mė pėrpara kisha punuar me dirigjentė tė tjerė, por nuk ishte e njėjta gjė. Claudio Abbado e dinte qė banoja nė Bolzano e qė kisha fituar konkursin “Caruso” nė Milano dhe “Tito Schipa” nė Lecce. Po ashtu, zėri im e kishte bėrė tė besonte tek unė. Kėshtu, ai pati durimin tė mė mėsonte. Ishte parashikues e besoi tek unė, ashtu si edhe Alberto Zedda nė Pesaro. Megjithatė, edhe pas kėtyre sukseseve, jam i bindur se mė duhet ende kohė dhe shumė punė pėr tė arritur pjekurinė time artistike.”

Kjo do tė thotė qė duhet tė studiosh ende shumė?

“Unė nuk punoj me orė tė zgjatura me zėrin, mbasi mė duhet edhe tė shplodhem. Pas njė ēfaqeje, qė shpesh vazhdon me njė festė, ditėn e nesėrme mė duhet tė fle shumė. Pėr ata qė kėndojnė opera do tė thotė tė njohin shkencėn e tė qėnit muzikant, tė njohin akustikėn, teknikėn e pėrdorimit tė zėrit, cilėsinė e tingullit. Por duhet tė njohin edhe higjenėn e punes, pra duhet tė dijnė qė zėri duhet tė shplodhet, mbasi kordat vokale janė si muskujt. Mbas njė ēfaqeje ėshtė e nevojshme tė heshtėsh por edhe ta zbresėsh nivelin e adrenalines sė trupit. E njėjta gjė qė ndodh edhe me njė futbollist”.

Ēfarė diference ėshtė midis tė kėnduarit tė njė opera lirike dhe njė koncerti me arie operash? Nė recitalin e 8 shkurtit 2009 nė Ankona, pas marrjes sė ēmimit “Corelli”, ju jeni kthyer edhe katėr herė tė tjera nė skenė me kėrkesė tė publikut. Nė mos gaboj, nė repertorin e asaj mbrėmje ishte programi mė i njohur operistik, duke filluar nga “Per la gloria di adorarvi”, “Un’aura amorosa”, “Fuor dal mar” ,“Una furtiva lagrima”,  “Ella mi fu rapita”, “Parmi veder le lagrime”, “Pourquoi me réveiller", “La mia letizia infondere”, “Č la solita storia del pastore”, etj.
 
“Ėshtė e vėrtetė. Nuk ka dyshim qė ėshtė shumė mė e vėshtirė tė kėndosh nė njė concert se sa tė luash njė rol nė opera. Mbasi janė ariet ato qė pėrbėjnė momentet mė tė rėndėsishme e mė kulminante tė njė opere, qė kėrkojnė impenjimin mė tė madh tė solistit. Nė njė opera, emocionet shpėrndahen gjatė tėrė veprės, nė njė kohė qė nė njė recital, pjesa e vėshtirė ėshtė gjatė gjithė kohės e koncentruar. Tek ēdo arie ka njė raport tė ngushtė midis rrezikut dhe sadisfaksionit. Nė njė koncert tė tillė si ky qė pėrmėndėt mė lart, duhet tė zgjedhėsh arie qė nga Mozarti e Donizetti, pėr tė kaluar mė pas tek Verdi e te Puccini. E tė gjithė kėta kompozitorė kanė njė stil tė veēantė e po ashtu edhe njė teknikė tė pėrdorimit tė vokalit me diferencė nga njėri-tjetri. Edhe pse teknika vokale nuk ka ndryshuar qė nga fillimet e shekullit tė 19 e deri mė sot, mund tė them se sot ėshtė krijuar njė mėnyrė tjetėr pėr ta dėgjuar e pėlqyer atė. Pra, ashtu si stilet, evolojnė edhe shiket e dėgjuesve.”

Duke mbrritur kėtė sukses tė jashtėzakonshėm nė njė moshė kaq tė re, ēfarė ju ka mbetur nė kujtesė nga hapat e parė ? A ju duan tė gjithė, apo ka edhe nga ata qė ju kanė zili pėr kėtė karrierė marramendėse?

“Mbas vajtjes time nė Itali nė vitin 2001, jo mė shumė se pas njė viti nisa tė fitoj konkurset e para. Vitin e pare kam nisur tė punoj si pjatalarės nė njė restorant, nė mėnyrė qė tė vazhdoja studimet e tė siguroja mjetet e jetesės. Ambjenti muzikor i qytetit tė Bolzanos mė ndihmoi shumė, por atij qė i detyrohem mė sė shumti pėr karrierėn e deritanishme, ėshtė profesori im, Vito Maria Brunetti. Ėshtė pikėrisht ai qė mė dha bazėn e drejtė tė teknikės vokale dhe mė mėsoi artin e vėrtetė tė tė kėnduarit. Ka shumė nga ata qė ende s’e besojnė suksesin tim nė njė moshė kaq tė re. Por ka edhe shumė nga ata qė mė shkruajnė vazhdimisht, mė urojnė, mė shfaqin admirimin  apo komentojnė sukseset e mia. Ka mjaft qė mė ndjekin nėpėr shfaqe tė ndryshme e kėrkojnė tė dinė mė shumė pėr programin tim nė tė ardhmen. E mė vjen mirė qė njė pjesė e madhe e kėyre “fansave”, nėse mund t’i quaj kėshtu, janė shqiptarė. Por qėllon edhe ndonjė prej tyre, tek-tuk, qė nė mėnyrė anonime hedh baltė mbi kėto suksese. Gjėra tė tilla nuk mė shqetėsojnė, mbasi karriera e artistit i njeh edhe kėto dallgė. E rėndėsishme ėshtė qė prapa kėtyre komenteve denigruese tė mos fshihet emri i ndonjė artisti tjetėr, pasi ndjenja tė tilla do ta pengonin tė ecte pėrpara. “

Nė njė nga shkrimet pėr ju jashtė Shqipėrisė ju kanė cilėsur si pasardhėsin e Pavarotit tė madh. Ēfarė mendoni pėr kėtė afirmim tuajin?

“Shpesh herė mediat e teprojnė me tė tilla gjėra. Por duhet kuptuar se nuk ėshtė gjithnjė publiku ai qė i jep vlerėsimet, por janė shtėpitė diskografike ato qė e « shtyjnė » disi  karrierėn e njė tė riu si unė pėr tu quajtur mė pas nga tė tjerėt « njė Pavarot i ri ». Unė e quaj tė gabueshme tė kėrkosh gjithmonė t’i veshėsh dikujt petkun e trashėgimisė sė njė kėngėtari tė famshėm. Kjo gjė lidhet vetėm me talentin. Por njerėzit, nė fakt, ndiejnė nevojėn gjithnjė tė tė  identifikojnė me njė leader. Publiku i rrit kėrkesat dita-ditės e kėshtu, shpesh kushtėzohemi nga faktorė estetikė dhe jo kulturorė edhe nė botėn e lirikės”.

Edhe njė pyetje tė fundit pėr lexuesin shqiptar. A ėshtė i dashuruar Saimir Pirgu ?

“Kuptimi i kėsaj pyetje mund tė interpretohet shumė gjėrė dhe unė mendoj se njė artist nuk mund tė konceptohet i tillė pa qėnė i dashuruar, pėrjetėsisht i dashuruar. Ndjenja e sė bukurės tek ai ėshtė shumėdimensionale, ashtu si edhe faktorėt e shumtė qė e lidhin me tė.”

Pyetja ėshtė, a ka nje vajzė nė jetėn e Saimir Pirgut?

“Ju doni qė unė tė dal nė emra tė pėrveēėm? Lexuesi tėrhiqet gjithnjė nga misteri dhe unė kam ndėrmėnd t’i respektoj shijet e tij. Mbase njė temė e tillė mund tė zgjerohej nė tė ardhmen nė njė intervistė tjetėr, ku tė flitej mė pak pėr muzikėn e mė shumė pėr jetėn private tė Saimir Pirgut, e cila nuk do tė ndryshonte aspak nga ajo e bashkėmoshatarėve tė tij.”

Paris, mė 19 maj 2009


  

Ballina


 


Horoskopi javor
Quizz, Scrabble, Lojra tė tjera...

------------------------------
-

Shkrimtarėt  bashkėkohorė    
shqiptarė 

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj

Bujar Plloshtani
Dh. Pojanoku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ismet Rashiti

M. Blakaj
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Shefqet Dibrani
Vasil Tabaku

Shkrimtarėt 
shqiptarė - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani 
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe

Gjon Buzuku

Citate dhe Proverba 

Posta e citateve

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 25 Jul 2010 01:05:41 +0200 .