| |
ESTETIKĖ GJAKU
<<< ktheu
(Hamburg)
Poezi biografike
(1. Nėpėr damarėt e gjakut)
Ja ku e ke merre!
Merre kėtė kohėn e padurueshme
Ta fali
Kėtu s“ka tregti me gjėrat sakate
Gjithēka e re shitet n“ketė treg
Edhe unė kosovari jam riparua
Nė punėtorinė e Dr. Blesse nė Hamburg
Ty ēka tė solli nė perandorinė time
Dr. Ariallano nga Argjentina?!
A veē kėrthizėn t“ua presėsh lehjeve
tė mesnatės
Qė ma prishin gjumin nė skaj tė Evropės.

(3. Porosia e kohės)
Tri herė radhazi nė rėntgen mos hy
Mushkėritė nuk e durojnė mallėngjimin
Gjuha m“u zgjidh i luta
Grupin e gjakut mos ma ndėrroni
Ata u qeshen me mua
Kjo nuk ndodh kaq lehtė
Ku je mėsuar?
Merr frymė! Ndal frymė!...Lėshoje frymėn!
Ngutu doktor se tingėlloi zilja
Tensioni i gjakut po na trazon
Pritni nesėr do tė jetė mė mirė
Me rroba festive do tė shkojmė
N“dhomėn 212 kati i tretė intensiv
Me vete e marr lojėn ilirishte
Luaj nėpėr Verrishtė, Dolla e Kojshtile
Kurrgjė mos mujsha kėshtu siē jam
Bukė u ēoj UĒK-sė.
|
(2. Lidhėm bast)
Sa herė qė kthehen harrojnė diēka
Ma marrin gjakun me gjilpėra mė therin
-Je me Zotin a me Ne m“thonė!
Pastaj njė nga njė fillojnė
N“zemėr t“mi ndezin kandilat
N“thellėsi tė shpirtit i varrosin vetėtimat
Vendlindjen ngushėlluese djerrinat
Nėpėr damarėt e gjakut m“i fusin
Verrishtėn Lummirin Kosovėn ...
Medikamentet qetėsuese.
Nė mėngjes tek mė lėshon nata
(pasi nuk lėviza as majtas as djathtas)
Kallėzimi i ėndrrės nuk mbaroi
Buzėt e thara pika tė shiut presin
Mbi shtėpinė time uji rrėke shkon
Plagėt mė lagen nėn ēati kur rri
lidhėm bast me baltėn pranė shtėpisė
Se do tė kthehem nga shtegtimet e gjata.
(Loja e Aortės I)
Dashurinė dimėrore e vura nė panair
Muzikė tė zhurmshme dėgjoj
Pjesėt e organeve i konservojnė pėr eksport
Blerėsit i prekin n“kallo
I bėj veshėt ēicėrr kur dėgjoi;
Arif Vladin qė pyet;
- Jakup Ferri, mor ku je
T“thėrrasin malet me ushtimė...
Po unė ku jam?!
(Loja e Aortės II)
U mėsova ti pres mbrėmjet me lutje
Nė mėngjes as shi as borė
Dielli s“di ēfarė rreze do tė ketė
Kafen ka kohė qė ma kanė sjellė te krevati
Gruaja e fėmijėt kanė ardhur pėr vizitė
Shokėt mė detyrojnė me qeshė
Janė kthye mjekėt e bisedojnė
Kontrollojnė gjakun si lėviz nė mesditė
Prejardhje e qėllimtė kjo e imja
Qe besa nė lojė ėshtė venė A o r t a
Ndryshe kjo s“ka ndodhur ndėr Ne
Me vdekur me krye nė jastėk
(8 shkurt 1998, nė spitalin Albertina"
nė Hamburg)
|
Publikim ekskluzif*
SHĖNIME TĖ DOMOSDOSHME
1
Po eci
Gjer sa t“mė kalbet guna n“shtat
N“udhėkryq po i lė varret
Barin e egėr
Nėpėr tė pasosmen udhė
Shteg i mykur
Nė fund tė rrugės
vjen trok i kohės e mė zgjon
( I heq huqet dhe gunėn e vjetėr)
3
Duke i tėrhequr ecjet
Nata mė zuri
Nė hyrje tė fshatit
Tė Ura e Haxhive
I gjeta varret
Nga blozė e shtėpive tė djegura
Sytė i pastrova nė lum
Tė Verrat e llukės
Anton Ēetta
Shkruante kronikat e kohės
Era qė filloi tė fryejė
Ma ngacmoi kollen
5
Kur ta shajnė tė sharit
Shtėpinė time
Mos keni frikė
As kur kopilat
E marrin nė shenjestėr
Kullėn prej guri
Atė kullėn e urtė e gjaknxehtė
Tė qetė e shumėngjyrash...
SHTĖNIE NĖ AJĖR
E vura nė nishan gurin
Gjethet e lulet i qėlloi padashtas
(Pėr njė fije floku
e qėllova qiellin)
Sa e rėndė era e lulės
Kur e shkel kėmba e pritarit
Ndjekėsit e mij ia harruan emrin
Atij qė u mundua tė ma shkel farėn
|
2
Tė Verrat e Llukės
Dimėrat nuk sosėn
Nėn kėmbėt e Urės sė Haxhive
Kronikat e kohės janė lagur
Pak me andej Bliri pa gjumė
Pikturon Gjeravicėn
Nėpėr pritat e fshehta
4
Nė dritaren time
(Pamje e pėrsėritur shumė herė)
Dy molla njė qershi
Krejtė tė skuqura
Dhe fletorja me shėnime
Te pusi i oborrit kova me ujė
Po me priste ta shuaj etjen
Pėr besė
Kjo s“ėshtė natyrė e vdekur
Veē kujtim nga zjarri i shtėpisė
Mbi tavolinėn e thyer
Ngjyra e kuqe
E libri i tė lindurėve
6
Mbi degėn e pemės
N“fund kopshti
Gati sa nuk u tha pema
Kishin ardhur korbat
I gjuaj e i qėlloi me vjet
Ata dalin n“degė tjera
Krrokasin
Kur e ndeza zjarrin ikėn
me krrokatje e zhurmė
Shėnim i yni*:
Poezi tė publikuara
pėr herė tė parė
lrm
|
<<< ktheu | |
|